• |
ide | kryesore

Versioni i ri i ” Borëbardha” nxit debat mes “Disney” dhe aktorit të njohur

-Instant, Paparazzi, Slider



Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se Disney do të risjell versionin e ri të “Borëbardha”, por pa shtatë xhuxhat.

Mirëpo sipas tyre , ky lajm nuk është mirëpritur mirë nga aktorë të ndryshëm, vecanërisht nga Peter Dinklage. Aktori  ka akuzuar kompaninë se po ndjek stereotipet e vjetra dhe po i përforcon ato. Kjo akuzë lidhet me përfshirjen dhe trajtimin në film të personazheve me nanizëm.”Unë u befasova pak nga fakti se ata ishin shumë krenarë që kishin një aktore latine si Borëbardha. Por ju ende po tregoni historinë e Borëbardhës dhe shtatë xhuxhëve. Ju jeni përparimtar në një mënyrë, por ju ende po bëni atë histori të prapambetur të shtatë xhuxhëve që jetojnë në shpellë. Ata ishin shumë krenarë për këtë dhe gjithë dashurinë dhe respektin për aktoren dhe njerëzit që mendonin se po bënin gjënë e duhur, por unë thjesht mendova: “Çfarë po bëni?”, deklaroi Dinklage.Menjëherë pas deklaratës së tij, një zëdhënës i “Disney” u shpreh se do të shmangin forcimin e stereotipeve nga filmi origjinal i animuar dhe zbuloi se janë duke u konsultuar  me anëtarët e komunitetit të njerëzve me nanizëm.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *