• |
ide | kryesore

Video/ Simoni i zhyti e po 17 vjeçari i shpëtoi: Dinamo e mbyll 1-1 me Partizanin, llogaritë lahen në kthim

-Instant, Sport, Video



Dinamo e Partizani ndajnë një barazim që ndoshta nuk jep asnjë siguri për kalimin e raundit, por që gjithësesi korigjon situatën morale të dy skuadrave. Cerekfinalja e parë e Kupës së Shqipërisë videntoi dy skuadra në tentativë për të gjetur ekuilibër, ku ndoshta ky ishte faktori që i bëri të ishin më shumë të kujdesshme në fund. E megjithatë me mundësitë e humbura në fund është Partizani skuadra që shkoi më pranë fitores.

Derbin e Kupës e zhbllokoi Cara në minutën e 24, falë një pasigurie të 17 vjecarit Simoni, që nuk kontrolloi mirë goditjen e Herald Markut nga distanca. Sulmuesi e pati të thjeshta të shënonte golin e avantazhit, por pavarësisht se Dinamo e humbi ‘fillin’, i goditur psikologjikisht, të kuqtë jo vetëm nuk përfituan, por u ndëshkuar tre minuta nga pushimi. Kontakti mes Bardhit e Bitrit ishte penallti për Bajramaj, që I dha mundësinë Ibraimit të thyente Hoxhën nga pika e bardhë për golin e barazimit.

Mundësinë më të mirë në pjesën e dytë për Partizanin e shpenzoi Mala në minutën e 58, ndërsa njeriu më i rrezikshëm i Dinamos, me gjithë aktivizimin e Reginaldos, ishte Ibraimi që në minutën e 64 vuri në vështirësi Hoxhën në goditjen nga distanca. Në fund, nëse nëndetësja nuk u zhyt ishte meritë e Simonit, që bëri ndërhyrjen vendimtare në konkluzionin e Kallakut 10 minuta nga fundi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *