• |
ide | kryesore

Zbulohet “shtëpi bari” në Sarandë, pranga elektriçistit dhe faturistit, shpallen në kërkim qiraxhiu dhe pronari (Emrat)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim dy persona, Klajdi Mizirin dhe Klodian Omerin, pas zbulimit të një laboratorit të nëndheshëm për kultivimin e kanabisit në afërsi të fshatit Nivicë.

Në kuadrin e një operacioni të koduar si “Volloder” u arrestua dy punonjës të OSHEE-së, elektricisti Vasfi Sali, 57 vjeç dhe faturisti Gazi Hoxhaj, 61 vjeç, pasi ata nuk i kishin konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike që furnizonin llambat e këtij laboratori ku ishte mbjellë kanabis.

Operacioni u zhvillua nga Policia e Vlorës, e Sarandës dhe e Himarës, pas informacioneve të marra në rrugë operative se në vendin e quajtur “Volloder” pranë fshatit Nivicë të Sarandë, një shtetas kishte përshtatur në një magazinë për kultivimin në kushte laboratorike të bimëve narkotike.

Policia shpalli në kërkim ndërkohë për tri akuza, “Kultivimi i bimëve narkotike kryer në bashkëpunim”, “Prodhim dhe shitje e narkotikëve kryer në bashkëpunim” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”, shtetasit: Klajdi Miziri – pronari i magazinës dhe Klodian Omeri, personi që kishte marrë më qira ambientet për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjatë operacionit u shkatërruan 100 bimë kanabisi në kubikë dhe 50 llamba elektrike.

Çështja iu referua Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, “Vjedhja e energjisë elektrike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *