• |
ide | kryesore

10-vjeçari gjendet i masakruar në valixhe në Francë, e dyshuar nëna

Arkiva



Një ngjarje e rëndë ka tronditur Francën. Të enjten pasdite, policia gjeti trupi i një fëmije dhjetë vjeçar të masakruar dhe të futur në një valixhe. Valixhja ishte hedhur në një kazan plehrash jo shumë larg shtëpisë së të miturit.

Mediat vendase raportojnë se sipas hetimit, e dyshuara kryesore për vrasjen është nëna e tij.  Fillimisht babai i 10-vjeçarit kishte denoncuar zhdukjen e të miturit dhe të bashkëshortes. Pas denoncimeve ka vijuar një operacion i gjerë i policisë dhe zjarrfikësve për gjetjen e të dyve. Ndërkohë që zbulimi ka qenë shokues. Fëmija u gjet i masakruar në valixhe, ndërsa nëna 33-vjeçare, e dyshuar se ka vrarë të birin, është arrestuar mëngjesin e kësaj të premteje në Choisy-le-Roi. Ajo është vendosur në paraburgim ka thënë prokuroria.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *