• |
ide | kryesore

Analiza e sondazhit/ Berisha para Bashës, por diferenca ngushtohet

-Instant, Kryesore



Një sondazh i kryer në të gjithë vendin nga MRB dhe Data Centrum i ka dhën përgjigje një debati që zgjat që prej shatorit të vitit të kaluara, atij se kush është shumicë brenda votuesve të PD-së. Sipas shifrave të publikuara në Euronevs, nga 1 mijë intervista të zhvilluara midis datave 13 dhe 24 janar, Sali Berisha ka një përkrahje ndjeshëm më të madhe sesa Lulzim Basha, ndonëse diferenca mes tyre është zvogëluar që prej 9 shtatorit ditës kur pasardhësi vendosi përjashtimin e atit të tij politik. Përgjigjet janë domëthënëse: 38,4% e votuesve të Partisë Demokratike do të zgjidhnin Sali Berishën për kryetar në rast se zgjedhjet brenda partisë do të mbaheshin sot.

Për Lulzim Bashën kryetar shprehin pëlqim 28,3% ndërsa në këtë moment 33,3% do preferonin një kryetar tjetër për të drejtuar PD-në.

Por ndonëse avantazhi i Berishës me bashën duket i madh, duket se diferenca mes tyre është ngushtuar në krahasim me katër muaj më parë.

Po të njëjtat kompani Data Centrum dhe grekja MRB patën pyetur qytetarët gjatë muajit gusht përpara se Basha ta bënte publik vendimin e ‘pezullimit” të papaardhësit. 

Sondazhi (shiko linkun poshte) athere tregoi se 71.2% e votuesve të PD nuk e mbështesnin përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i demokratëve – 12.8% e mbështesnin, 12.4% ishin në mëdyshje, 3.6% dhanë përgjigje “nuk e di”.

Të pyetur se sa dakord ishin me thënien: “PD duhet ta mbështesë Sali Berishën”, 58% e votuesve të PD-së u përgjigjën po, 28.4% jo dhe 10% ishin në mëdyshje “as po as jo”.

Lexo me tej:

Del sondazhi/ 71% e demokratëve kundër Bashës dhe pro Berishës

ndërsa në nëntor, pak ditë para kuvendit të organizuar në stadium nga “Foltorja”, Ora Neës publikoi të dhënat e një anketimi nga kompania e njohur Notto Sondaggi e cila ka qenë gjithmonë prezente në zgjedhjet shqiptare. Në matjen e opinionit me një kampion prej 1 mijë vetash ku rreth 40 % u deklaruan si mbështetës të PD-së diferenca ishte e frikshme.

Të vënë përballë të së njëjtës pyetje: se për kë do të votonin nëse zgjedhjet për liderin e ri të PD-së do të mbaheshin nesër, ata janë përgjigjur në këtë mënyrë. 81.9% e të anketuarve të cilët janë deklaruar dhe anëtarë të PD-së janë shprehur se do votonin Berishën kundrejt 10.8 % të cilët janë shprehur se do votonin Bashën.

 

E PLOTË/ Sondazhi Noto & RTV Ora: Demokratët duan Berishën 

Me sa duket tani kuotat e pëlqimit të Berishës dhe përkrahjes ndaj tij që nga ajo kohë kanë rënë disi. Dhë këtu rol mund të kenë luajtur disa faktorë. Së pari në fillim të vjeshtës Berisha kishte sharmin e viktimës që ishte prerë në besë nga i besuari i tij dhe kjo e bënte më të madhe diferencën e tij me Bashën. Së dyti në atë kohë lideri historik i demokratëve ishte në kulmin e aktivitetit të foltoreve ndërkohë që basha qëndronte në i mbyllur në zyrë dhe kjo me sigur ka luajtur rol edhe në publik. Së treti shumë demokratë kanë qenë të bindur se nëse do të donte berisha nukn tia rëmbente lehtësisht partinë pasuesit të tij. Prandaj ata e mbështetën aksionin e Foltores duke pasur shpresë që Basha të ikte dhe partia mos përçahej. Por kur pas 8 janarit një gjë e tillë nuk ndodhi, Basha rezistoi madje siguroi edhe deputetë e kryetarë degësh që e përkrahën, kjo mund ta ketë ndryshuar disi lojën. Fakti që Berisha dështoi ta marrë selinë i la larguar një pjesë të përkrahësve të tij që më shumë sesa dashurinë për doktrorin vuajnë ankthin e coptimit të PD-së.  

Kjo tendencë duket edhe në tabelën e mëposhtme. Aty shihet qartë se basha është varrosur politikisht duke humbur gati 30 pikë që nga koha kur përjashtoi Berishën duke vazhduar të jetë në rënie të lirë. Por ama edhe Berisha ka pësuar rënie kur demokratët e panë se fitorja e tij nuk ishte aq e kollajtë dhe se aksioni i Foltores mund të shpinte në krijimin e dy opozitave.

Por pavarësisht nga tendencat dhe analizat e tyre, të gjitha sondazhet serioze të zhvilluara në vend tregojnë qartë se në raport me Bashën, Berisha mbetet shumicë dominante në PD.

©Lapsi.al



28 Comments

  1. Pra shkurt kryetari aktual ka 28% mbeshtetje dhe 72% duan te drejtohet nga dikush tjeter.

    Sesa mbeshtetje ka Berisha ose te tjeret eshte e pamatshme deri ne momentin qe do kete gare.

    1. Diferenca eshte me e thelle , ne favor te Berishes. Sondazhet qe behen ne Shqiperi, nga cdo kompani, sado serioze te jete ajo, nuk mund te jene te besueshme; per njemije e nje arsye.
      Berisha ka shumices derrmuese te votuesve te PD-se ne pergjithesi dhe shumicen absolute te votuesve te perhershem te saj. sondazhet jane krejt kot, per nje gje qe shihet me sy te lire. Mbeshtetja per Sali Berishen shihet me sy te lire; te gjithe e shohim.
      Ka shume mundesi qe rezultate te tilla qe dalin nga keto sondazhe te publikohen me shume per arsye moralistike, dmth, per te qetesuar situaten dhe per te sherbyer si nje mundesi negocimi mes paleve brenda PD-se.
      Nese Berisha, grupimi i tij, do te beje qofte edhe hapin me te vogel, me milimetrik, drejt nje mundesie te tille, jo vetem qe do te ishte fatale per aksionin e tij politik, 5 mujorsh tashme, por edhe nje tradheti ndaj gjithe atyre qe kete aksion e kane pare si nje shprese per ndryshim rrenjesor te politikes terhiq e mos keput 30 vjecare ne Shqiperi.

      1. Nuk ka se pse në këtë rast, tju besojmë sondazheve se kush ka shumicën në PD.
        Që Berisha është çuditërisht një plak me energji të pashterëshme negative, kjo u pa kjartë me foltoret e me “kuvendet apo referendumet” e tij moniste..
        Për katër muaj ai nuk rreshti duke akuzuar e sharë Bashën se ai me qëllim ja dhuroi votat Ramës. Ndërkaq Basha që e kishte marë në sy këtë sulm të Berishës, nuk u ndje e me këtë në fakt fitoi pikë.
        Basha nuk desh kursesi që të përsëritej historia komike e Ramës me Nanon .
        Nuk veproi si Rama që hodhi veç gurë mbi babain e tij politik, po e la të lirë të thoshte çtë donte, me bindjen se gjuha e tij noprane, do ti kthehej në bumerang.
        Dukshëm se përceptimi për “sukseset” e foltoreve të Berishës që patë kurbën ngjitëse deri në tetor, në janarin e këtij viti filloi të marë rrokullimën veçanërisht pas sulmit të dështuar mbi “Bastijën” selinë e PD në 8 janar.
        Në sulmun e 8 janarit, ndryshe nga çfarë pat deklaruar Berisha se do të vinin 44 mijë antarë partie që e shkarkuan Bashën me referendum, erdhn diç më tepër se njëmijë protestues., afërsisht 6 herë më pak edhe sesa ato që u mblodhën në “kuvendin” e stadiumit.
        Goditja e dytë erdhi me mos njohjen si parti demokratike të grupit të Berishës nga Gjykata e KQZ. për zgjedhjen e kryetarëve të 6 bashkive

    2. Berisha 75% , te pa vendosur 23% , basha 1,5 % ralitet se , harrova 0,5 te shqiptarve u besoin Kim kores . Te gjtha = 100%

  2. Normalisht ka futur Rama ushtrin e vet per te votuar !!!!!!ne kete shekull veq votime te rregullta nuk ka ne asnje vend te botes….çdo gje mashtrim ‘nese e len njerezimin ne vazhten ….dhe si mendojn ata bota do ndryshonte shum shpejt!!!manipulimi eshte ndeshkim per shumicen dhe kenaqesi per oligarkine te fortit dhe kriminelet qe kjo shtrese dhe ky tip jan ne pushtet

  3. Mjere ky popull i vuajtur shqiptar,
    plot Dum Babiste per dreq ka pare,

    Dum Babiste dikur per ate 500 vjet roberi,
    donin akoma Sulltan Turqine ne Shqiperi

    Dum Babiste pas Enver Hoxhes Batak,
    qe 50 vjet la ket popull pa buke ne bark,

    Dum Babiste pastaj edhe per Malokun Sali,
    qe ne 1997 prej Fajdeve dogji kete Shqiperi,

    Dum Baben kerkon ne 2022 dhe Rama Hajvan,
    duke pritur me dore ne zemer Sulltan Erdogan,

    Boll me Dum Baben serish ore shqiptare te mjere,
    boll me Sali Malok rrumpallen dhe Ramen Plehre!

      1. Ngadale bre Anonimi,
        me ngadale o Hajvan,
        Te dhembka byth e Salush Malokut,
        njelloj sikur te shkordhejne Mamane

          1. Po qihen Idiotet,
            vdeksa Trapa si ti,
            qe per fat te keq ,
            ka boll kjo Shqiperi.

          2. Si parti malokesh qe eshte PD sondazhet jane te besueshme,

  4. Berisha 75% , te pa vendosur 23% , basha 1,5 % ralitet se , harrova 0,5 te shqiptarve u besoin Kim kores . Te gjtha = 100%

  5. Sondazhi i Baton Stanishicit, e filloi me ngushtim difference dhe pas 1 muaj ketu do jemi kur ta nxjerre sondazhin e dyte Brava e ka kaluar Berishen ne vota:)))).

    Per rikujtese, sondazhi eshte i bere nga i deleguari i vucicit ne kryeministrine Shqiptare, ai i cili vetem nga leket e incineratoreve nga Spitali Amerikan merte 30,000 euro ne muaj dhe nga ky tipi qe mori Ramazanin 5 here ne telefon me 8 Janar duke i thene Ramazanit ” Coje policine shpejt se e nxoren nga selia e PD-se, shpejtttt”

    Ramazani po i vjedh zgjedhjet me kamera siper numeruesve, ju besoni sondazhet:)))))

  6. Do te ishte dramatike per sensin politik nese Berisha nuk do te kishte pasoja per deshtimin e 8 janarit . Politika ne radhe te pare eshte matje me qellimet qe deklaron, dhe shyqyr Zotit qe ne PD ( pjesa tjeter eshte shkretetire totale) ka njerez qe aplikojne logjiken baze kur e vleresojne ate. Nese poltikanet do t’i masnim ne baze te asaj qe deklaronin si objektiv, ky vend do te ishte shume me ndryshe. Une them qe duhet ta thjeshtojme sistemin e gjykimit politik ne vetem 2 variabla, cfare the-cfare bere!

  7. Ato qe shkojne pas Berishes tregojne numrin e budallenjve qe ka ne PD, njelloj si ato nostalgjike te pjerdhur nga trute akoma pas Enver Hoxhes qe tregojne sa budallenj ka ne Shqiperi.

  8. Të mendosh se ai, Sali Berisha, një ndër politikanët më të pushtetshëm në Shqipëri, njeriu që kishte ngritur dhe ulur në karrierë dhjetëra figura; njeriu që kishte pasuruar e u kishte ndryshuar jetën qindra personave; njeriu që kishte ndarë pushtet dhe para për një kohë të gjatë me mijëra të tjerë…, të ndihej i vetmuar dhe t’i gëzohej dhënies kalimthi të një dore.

    Kohë të turbullta për Doktorin,Voltana u largua nga salihu I handikapateve te foltores

  9. Shokin Sali e ka zene skleroza.
    Nuk i kujtohet me as ai gjygji me Sekretarin e Shtetit Blinken ne Paris (qe u hap bythesh dikur)
    …por nuk po i kujtohet me as ajo “Shtepia e Lirise” qe do clironte me malokerine ne 8 janar !
    Liria te Shtepia duket dhe ajo ka harruar ti jape ilacet.

  10. Kur ate fare Saliu,
    vdekja do ta perlaj,
    me fort se Liria e tij,
    une ne Surrel do qaj,

    me ate “Fajin e ka Saliu”,
    ne goje kam tash 8 vjet,
    sa te jete Saliu verdalle,
    mbaj une rehat Pushtet!

  11. Është kjo arsyeja që siç e shikoni, Sali Berisha është katandisur që i ikën dhe Voltana Ademi nga gara, apo që nuk pranon as Fatmir Mediu të jetë në koalicion, se nuk do të duket antiamerikan. Është kjo dhe arsyeja që ai nuk do arrijë kurrë të mund askënd, as SHBA as kundërshtarët

  12. Nofka “brava” është bërë sot në sajë të “shpikësit” Berisha, fjala më e përdorur në debatin politik.
    Llogjikisht fjala “brava” duhet të ishte simboli i forcimi të sigurisë së shtetit e qytetarëve , në kushtet e shpërthimit të korrupsionit e krimit të organizuar.
    Pikërisht se këtij shteti të kapur nga Rama, i është shkatëruar “brava” e sigurisë, prandaj edhe ka shpërthyer krimi e korrupsioni.
    Berisha i vjen në ndihmë Ramës me thirrjen për shkatërimin e “bravave”.
    As që ka bevojë ta bëjë këtë, se e ka vetë merak karagjozi që ti shpërthejë të gjitha “bravat” e sigurisë së shtetit.
    Pra fjala “brava” me të cilën anatemohet e akuzohet Basha, simbolizon sigurinë e një shteti, që arrihet me forca profesionale të rendit e të drejtësisë.
    Brava e sigurisë pra është drejtësia e ruajtja e rendit kushtetues.
    Cilido që kërkon shkatërimin e “bravës”, vihet në rolin e ujkut që kërkon mjegull., për të gllabëruar “delet”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *