• |
ide | kryesore

Borxhi kap rekordin/ Guvernatori Gent Sejko drejt ikjes në heshtje

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Raportimi i Ministrisë së Financave për një nivel rekord të borxhit publik, në 80.1%, ka hapur një temë që e bezdis qeverinë e Ramës. “Shuplakat” e FMN-së dhe të Bankës Botërore kanë qenë të përvitshme, por borxhi jo vetëm që u shtua, por edhe u shit si një histori suksesi.

Me shifrën e publikuar së fundmi, ekspertët bien dakort se vija e kuqe është tejkaluar dhe Shqipëria po hyn në një rrugë të rrezikshme. Shqipëria ka pak më shumë se 10 miliardë euro borxh, nga 13.7 miliardë euro gjithsej që është prodhimi kombëtar.

Me një llogari të thjeshtë rezulton që çdo shqiptar të ketë borxh 3,450 euro, ose 1,070 euro më shumë se pesë vite më pare.

Për të kuptuar se si janë përkeqësuar shifrat mjafton krahasimi me disa vite më parë. Nga viti 2010 deri në 2016 paguanim mesatarisht 56.6 milion në vit.

Tani paguajmë 94.3 milion euro në vit.

Banka Botërore dhe FMN kanë paralajmëruar gjithnjë se rritja e borxhit në nivele rekord do të ulë investimet për projekte në infrastrukturë dhe do të ndalë rritjen e pagave dhe të pensioneve.

Por qeveria mbrohet duke thënë se borxhi u rrit për shkak të fatkeqësive që goditën vendin, tërmeti dhe pandemia. Për të përballuar këto të dyja u mor edhe eurobondi 650 milion euro.

Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar sot për këtë çështje. “Duke vlerësuar situatën kritike në të cilën ka arritur niveli i borxhit publik për të parandaluar një humnere ekonomike e financiare dhe drama të mëtejshme sociale, kërkoj nga Kuvendi dhe institucionet financiare të huaja dhe vendase, të bëhet sa më parë një vlerësim real dhe transparent i borxhit publik” tha Meta.

Shqetësimi i Metës duket të jetë një sinjal për atë që pritet të ndodhë në vijim.

I vetmi që nuk ka shfaqur asnjë shqetësim dhe ka heshtur mbi këtë situatë është Gent Sejko. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë nuk ka guxuar të bëjë asnjë paralajmërim për atë që po ndodh. Përkundrazi, në momentet më delikate të situatës ekonomike, Sejko është bërë pjesë e propagandës qeveritare për përballimin me sukses të pandemisë, apo për sukseset në shtimin e borxhit.

Interesant është të shihet një përshkrim që Guvernatori i bënte situatës ekonomike rreth një muaj më parë, gjatë takimit të Shoqatës së Bankave. Panorama që prezanton ai është edhe më rozë se ajo që shet propaganda e qeverisë, e cila të paktën përmend vështirësitë nga pandemia dhe tërmeti.

“Ekonomia shqiptare ka treguar një rimëkëmbje të dukshme gjatë vitit 2021, duke tejkaluar pritshmëritë tona fillestare. Ritmi i vazhduar pozitiv i rritjes ekonomike është i fortë, me bazë të gjerë dhe i prekshëm. Prodhimi i brendshëm bruto tashmë ka arritur nivelin e para-krizës; punësimi po rimëkëmbet; bilancet financiarë janë rritur, ndërsa treguesit kryesorë të shëndetit të sektorit bankar janë përmirësuar. Burimet e rritjes ekonomike i janë rikthyer tendencës së tyre rritëse dhe asaj të diversifikimit të duhur” shprehej Sejko gjatë muajit dhjetor.

Edhe këto ditë, Guvernatori nuk ka folur, por kësaj radhe ka një arsye të fortë. Në datën 5 Shkurt, mandati i Gent Sejkos si Guvernator i Bankës së Shqipërisë mbaron.

Lapsi.al mësoi se Guvernatori është kapur nga ethet e pritjes për të parë mundësinë e rizgjedhjes për një mandat të dytë.

Ai u emërua në këtë post në shkurt të 2015-s, për të vijuar mandatin e lënë në gjysmë nga Ardian Fullani, i cili u përfshi në skandalin e vjedhjes së parave nga banka, por që Gjykata e shpalli më pas të pafajshëm.

Sipas Kushtetutës, Guvernatori zgjidhet nga Kuvendi me propozim të Presidentit të Republikës për 7 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje.

Duke qenë se është mësuar të përkulet sa herë i duhet qeverisë, në situatën e krijuar kur është hapur debati për borxhin rekord, Sejko nuk ka ditur çfarë të bëjë, veçse të heshtë. Por propozimi i parë për emrin e Guvernatorit vjen nga Presidenca dhe Meta i ka dërguar sot një sinjal që ia pret shpresat për një mandat të dytë./Lapsi.al



24 Comments

  1. Lapsi keto muajt e fundit e ka rrit konsiderueshem sasine edhe cilesine e pershkrimeve analitike , politike dhe teknike. Eshte gje qe duhet inkurajuar.

  2. GDP kombtar vetem 13.7 miliard dollar eshte skandaloze per nje vend qe ne gjeografi eshte ne Europe. Keto numra jane skandaloze. Eshte 30 vjet treg i hapur dhe ne vazhdojm prodhojm asgje. ASGJE! Kemi socialistet ne pushtet. Kane bo perparime te llahtrashme se jane cuna parimor

    1. 16,7 miliard dollar eshte GDP e Shqiperise.Maqedonia e ka 12.3 miliard dollar por duke e llogaritur ne baze te numrit te popullsise Maqedonia e ka pak me mire ekonomine se neve.Ne europe vetem Moldova dhe Kosova e ka me keq ekonomine se Shqiperia

  3. Ku psikopat i ndyre I ka varur ne qafe nga nje gure te rende (eshte shume me I rende se guru non grata) Ky qe “ pervelohet per femijet e Shqiperise”Me siguri “ MENTORJA” qe ka ne shtepi ja ka sygjeruar kete gje Vjedh dhe vetem vjedh ky pie bashke me ate qe ka ne shtepi!!!Mos u fryfshi kurre o mostra🤮💩🤮💩

    1. po dhe sorrosin profesorja qe ka ne shpi ja prezantoi psikos
      i bie qe politika kombetare ka ne prapaskene doren e ‘profesores’ se surrelit

  4. Trego te verteten ku jane shpenzuar paret e shqipetareve o njeri i keq thotë:

    A eshte bere me keto borxhe qe jane marre shkolla me ngrofje ose kopshte AS EDHE NJE. ?! A ka ndertuar me keto borxhe parqe apo fusha , salla te mbyllura sporti per femijet AS EDHE NJE !!!! Ky eshte pra ai qe merakoset shume per femijet kane apo skane buke te jane dhe mjedise te rehatshme per te mesuar dhe luajtur,Ka punuar vetem per bythen e vet (Po atij qe ka me shtepi ja ka siguruare me breza)

  5. Guvernatori tanishem eshte kamikaz i Rames, me kete gjendje te ekonomise aktuale cdo person normal ne ate pozicion do kishte lajthitur duke kundershtuar vendimet ekonomike te qeverise rilindiote.

    Borxhi eshte dyfishuar dhe cilesia e jetes pergjysmuar.
    Çfarë pret te ndodhi ndryshe kur taksat shperdorohen per zyra, dieta dhe udhetime pa llogaritur “investimet” per te ribere bulevardet e qyteteve nga 2-3 here sipas shijeve te liderit global.

    ps: po gjobat e arbitrazhit me ca buxheti paguhen?

    1. po per fitimet e oligarkise me projektet e super te kushtueshme qeveritare, me cfare paguhen
      po taksat zero kur veteshpallin humbje ne projektet qeveritare, gjithe duke u majmur, kush i mban ne kurriz

      interesat e larta koncesionare e me afate 30+ vite dhene nga qivirriu, me cfare paguhen
      po interesat huamarrese subvecionuar nga qeveria per “bizneset” qe s’kane kapital fillestar per koncensionin, kush i mban ne kurriz
      cili eshte vendi i pare ne rajon ku burimi i fitimit te bizneseve jane fondet qeveritare

  6. Na duhet nje governator me kombesi te huaj, Gjer tani governatoret shqiptar ne pergjithesi kane qene rrugaçe e hajdute!

    1. Governator i BSh i propozuar dhe zgjedhur de facto nga Gaz Demi. Kaq mjafton per ata qe kane dy gram mend dhe pak dinjitet.

  7. I fshehur pas atyre PPP-ve ky Borxh Publik eshte me i larte.
    Pasoje e nje qeverisje ku Ekonomia eshte ne duart e nje Dhaskali te gjuhes angleze si Ahmetaj dhe Kryeministri merr vesht nga kjo Ekonomi aq sa Gomari nga muzika.
    Sa per kete Dudumin Gent Sejkon, ky eshte nje dordolec budalla qe as ka idene e batakut ne Ekonomi-Finance.

  8. Guvernatori I ri duhet nje njeri me pervoje ne finance e drejtues mjaft I mire.

    Vetem ne Shqiperi guvernator emeron nje president klubi futbolli nje hic si ky I fundit.

    Rama po te jete serioz emeron nje nga rradhet e opozitareve por jo te Lulit per te treguar ndopak seriozitet.

  9. Të mendosh se ai, Sali Berisha, një ndër politikanët më të pushtetshëm në Shqipëri, njeriu që kishte ngritur dhe ulur në karrierë dhjetëra figura; njeriu që kishte pasuruar e u kishte ndryshuar jetën qindra personave; njeriu që kishte ndarë pushtet dhe para për një kohë të gjatë me mijëra të tjerë…, të ndihej i vetmuar dhe t’i gëzohej dhënies kalimthi të një dore.

    Kohë të turbullta për Doktorin

      1. Iku Genci, do vij Agimi.. E ku eshte problem ketu???

        Genci vinte i pakollarisur, vetem me nje kemishe dhe xhakete dhe pa kravate pink (ose jeshile)…

  10. Mendoni me te vertete se borxhi eshte 80.1%???????????
    Kjo eshte ajo qe duan te na bindin keo kurvat e sektit mavi .
    Borxhi e ka kaluar me kohe 100% . Vetem naivet mund te besojne nje borxh 80%.
    Kemi arritur ne ate pike qe marrim borxh per te lare borxhet o dele popull .
    Do ja ndjeni krismen per pak kohe , varoanti greqia po afrohet. Kolapsi eshte shume prane.

  11. Është kjo arsyeja që siç e shikoni, Sali Berisha është katandisur që i ikën dhe Voltana Ademi nga gara, apo që nuk pranon as Fatmir Mediu të jetë në koalicion, se nuk do të duket antiamerikan. Është kjo dhe arsyeja që ai nuk do arrijë kurrë të mund askënd, as SHBA as kundërshtarët,katunari shpellkar me emrin turk Hasani nje rrotekari me kollare i salihut

    1. Po cke me Hasanin ti?!?? Ke ndonje argument per te then? Apo do na tregosh si te ka qire Saliun ne bythe…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *