• |
ide | kryesore

Dalin PAMJET/ Thasë me kanabis nga Shqipëria kapen në Serbi

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia serbe ka sekuestruar 87 thasë me marijuanë që vinte nga Shqipëria dhe arrestoi 5 persona. Sipas policisë, të gjithë të arrestuarit, akuzohen se marijuanën e kanë transportuar nga Shqipëria drejt Serbisë me qëllimin për ta shitur atje.

Ata u kapën në flagrancë teksa po përpiqeshin të shisnin marijuanën një agjenti të fshehtë, shkruan Euronews Germany.

Drejtuesit e prokurorisë në Nish janë duke hetuar veprat penale të prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, ndërkohë ministri i Brendshëm serb Aleksandar Vulin ka falënderuar policinë për operacionin në konfiskimin e suksesshëm të drogës dhe ka theksuar se në këtë mënyrë policia serbe dëshmon se ligji po zbatohet dhe zbatohet në çdo vend dhe pjesë të Serbisë.



2 Comments

  1. Qenka nisme e mire ky ballkani i hapur
    Kot ankoheni
    eshte nje nder te paktat gjera qe qenka tamam

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *