• |
ide | kryesore

De Biasi reagon rreth përplasjeve në FSHF: Politika të qëndrojë e distancuar nga sporti

-Instant, Lajme, Sport



Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi, në një intervistë televizive ka mbajtur qëndrim në lidhje me debatet e fundit që kanë ndodhur në FSHF.

De Biasi tha se politika duhet të qëndrojë e distancuar nga sporti.

Ai gjithashtu tregoi se e telefonoi menjëherë Armand Dukën pas sulmit me eksploziv që u bë në derën e banesës së tij.

“Gjithmonë kemi kaluar shumë mirë, me shumë miqësi, jam shumë i nderuar që kam qenë pjesë e atij sistemi. I kam dërguar një mesazh Presidentit Armand Duka pasi i vunë eksploziv, është diçka që nuk e besoj dot, është çmenduri, nuk e di si mund të ndodhë diçka e tillë. Është bërë diçka ndaj një personi që unë besoj se ka bërë shumë për futbollin në Shqipëri. Askush në futbollin shqiptar nuk ka arritur aq shumë, në nivele të tilla që të jetë pjesë e bordit drejtues të UEFA-s. Kjo është e rëndësishme për të gjithë futbollin në Shqipëri,” tha De Biasi.

Si funksionon në vende të tjera

“Futbolli është i pavarur, dhe politika duhet të jetë e distancuar nga sporti. Kjo nuk ndodh në vende të tjera. Unë e kuptoj se të gjithë duan të afrohen pranë Federatës se ka marrëdhënie të rëndësishme kombëtare, ka gjëra që bëhen me shumë para,” tha trajneri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *