• |
ide | kryesore

“Dënoj sulmet kibernetike dhe presionin ndaj medias online”/ Meta: Ftoj organizatat botërore të mbështesin gazetarët shqiptarë

-Instant, Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës Ilir Meta, në një konferencë për mediat përsëriti qëndrimin e mbajtur më herët sa i përket sulmeve kibernetike që ndodhën së fundmi në disa media online. Kreu i shtetit theksoi se është i detyruar që ta përsërisë edhe një herë qëndrimin pas mosreflektimit sipas tij të qëllimshëm nga ana e disa mediave. Kujtojmë se disa media online: Lapsi, Dosja.al, Syri e Sport Ekspres janë sulmuar pas postimit të përgjimit skandaloz të kryebashkiakut Eriona Veliaj në mbledhjen me Shoqatat Sportive të Tiranës.

Solidarizohem me shqetësimin serioz të komunitetit të gazetarëve të pavarur, vendas dhe ndërkombëtarë, si dhe dënoj me ashpërsi sulmet kibernetike dhe presionet e gjithëanshme ndaj disa mediave online kritike me Qeverinë dhe Bashkinë e Tiranës. Ky model i neveritshëm i dhunimit të lirisë së shprehjes dhe pavarësisë së medias, që synon vendosjen e tyre nën kontroll nëpërmjet presionit, dhunës e shantazhit, në shkelje flagrante të Kushtetutës, ligjeve dhe Konventave ku aderon vendi ynë, meriton nga drejtësia një përgjigje të qartë dhe të menjëhershme ligjore.

Duke sjellë në vëmendje regresin vit pas viti të Shqipërisë në raport me lirinë e medias, pa garantimin e së cilës nuk ka demokraci dhe nuk mund të ketë çelje të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, i ftoj organizatat më prestigjoze botërore e europiane të gazetarëve të mbështesin kolegët e pavarur dhe kurajozë shqiptarë, të cilët si gjithmonë do të më kenë në krah në përpjekjet e përbashkëta për demokratizimin dhe europianizimin e plotë të vendit. Dhunimi në rritje i lirisë së mediave ka ndihmuar në rritjen dramatike të korrupsionit dhe kapjes së shtetit.
Të gjithë të bashkohemi për lirinë e medias dhe të refuzojmë orkestruesit e dhunës dhe censurës”, tha Meta.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *