• |
ide | kryesore

E moshuara vdiq pa drita nga i ftohti/ Rama: Kujdes ku informoheni

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Liljana Sema kishte 3 ditë që kishte ndërruar jetë nga i ftohti kur u gjet e pajetë nga vëllai i saj Baçi Gjoleka mbrëmjen e djeshme në Fier.

Kryeministrit Edi Rama i është përmendur ky rast nga një komentues në komente në rrjete sociale

“Prsh z.kryeministër nuk ka ardhur koha për gjera pa vlerë por shiko hallet e popullit ….. si shembull po ju përmend rastin që e lexova sot. Një zonje nga Fieri paska ndërruar jetë nga i ftohti arsyeja është sepse ju ka kishit prerë dritat ajo jetonte vetëm…… këto shiko e jo gjera pa vlerë” – shkroi ai ne Facebook-un e Rames.

Përgjigjia e Ramës ishte krejt tjetër duke i sugjeruar te shhte lajmet ne kanale te tjera.

“Kurse unë mendoj te shikosh me vëmendje kanalet ku informohesh, sepse ka infeksione të mëdha nëpër rrjedhat e tyre dhe bëhet njeriu të flasë me vete nga ato që lexon e dëgjon, ndërsa pyetësori është pikërisht për hallet e popullit, kështu që hidhi një sy dhe jepe opinionin tënd në linkun https://keshillimikombetar.al/

67-vjeçarja jetonte në kushte të vështira, në një banesë thuajse të shkatërruar dhe çfarëdo që të binte jashtë hynte dhe brenda. I vëllai bashkë me nipin e treguan për mediat se Liliana kishte 10 ditë që i kishin hequr energjinë elektrike.



10 Comments

  1. Qeveri kriminele dhe antishqiptare p vdesin njerëzit nga I ftohti e ju vidhni me PPP e juaja miliona euro. Haram buka more te pacipë.

    1. Englendisuni me formulare e portale dhe hallet ju zgjidhen o popull TRUTHARE. Po te ishte sot Enveri gjalle me siguri Rama do ishte minister propagande.

  2. Shi kur te thote:

    “Edhe mu mi heq lali dritat ne Surrel, po nuk ankohem, dhe as vdiqa, kjo ç’deshi qe vdiq, vete e paska pas fajin !!!”

    1. Ky monster po shkaterron shqiperin edhe pse nuk ka fituar zgjedhjet.ne nje dhome te erret te spitalit psikiatrik ishin mbyllur dy te cmendur me manin e vetvrasjes.njeri i mbylli hallet ndersa tjetri derisa te gjej litarin(nuk i lene litar afer)po i ben gjemen ketij vendi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *