• |
ide | kryesore

Gjukanoviç vjen në pushtet në 4 shkurt? Presidenti malazez: Qeveria e Krivokapiç do i përkasë të shkuarës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Malit të Zi, njëherazi kreu i opozitës, Milo Gjukanoviç, ka deklaruar se qeveria aktuale e Zdravko Krivokapiç do të rrëzohet në 4 shkurt, datë kjo kur është parashikuar të mbahet edhe mocioni i mosbesimit ndaj kreut të ekzekutivit.

Gjukanoviç shprehet optimist për të ardhmen e Partisë Demokratike të Socialistëve që ai drejton, pasi siç thotë ai në 18 muajt që ka qenë në opozitë ka ndalur nacionalizmin serb të Serbisë së Madhe.

Gjukanoviç: Qeveria aktuale, në 4 shkurt do t’i përkasë të kaluarës. Politika e DPS-së është një politikë e reformave të vazhdueshme, duhet të vazhdojmë për forcimin e besimit te qytetarët dhe kjo bëhet vetëm përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me votuesit. Ne mund të krenohemi për kontributin që DPS-ja ka dhënë në 18 muajt e fundit në fushën e zhvillimit demokratik të shoqërisë dhe se kemi arritur ta zmbrapsim sulmin e nacionalizmit serbomadh gjatë gjithë kohës, opozita duhet të ketë parasysh interesat shtetërore të vendit.

Partia më e madhe në vend, ajo e presidentit Milo Gjukanoviç beson se ajo do të vijë në krye të vendit, si rezultat i punës së kësaj force politike.

Gjukanoviç: Shpejtësia me të cilën DPS do të kthehet në pozitën e rëndësisë socio-politike në të cilën ishim deri më 30 gusht 2020, do të varet nga suksesi i punës së saj brenda shtëpisë sonë.

Kujtojmë që situata politike gjatë javëve të fundit ka qenë tejet e tensionuar, pasi shqiptaro-malazezi Dritan Abazoviç inicioi krijimin e një qeverie pakicash, duke shkarkuar kryeministrin aktual Krivokapiç.

Shefi i qeverisë iu përgjigj me sulm politik zv/kryeministrit Abazoviç ku kërkoi shkarkimin e tij përmes një seance të jashtëzakonshme që pritet të mbahet në 3 shkurt.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *