• |
ide | kryesore

Kosovë/ Katër humbje jete dhe mbi 3,600 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka raportuar katër vdekje si dhe 3,617 raste të reja të infektimit me COVID-19 në 24 orët e fundit.

25.96 për qind e të testuarve të 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me sëmundjen COVID-19.

Në njoftimin e MSH-së, bëhet e ditur se janë shëruar edhe 1,344 pacientë. Aktualisht në Kosovë janë 31,021 raste aktive me koronavirus.

Gjatë këtyre 24 orëve, Ministria e Shëndetësisë njofton se janë dhënë 4,316 doza të vaksinës kundër COVID-19. Deri më tani, të vaksinuar plotësisht me dy doza të vaksinës janë 804,251 persona.

Gjatë së premtes, më 28 janar 2022, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, njoftoi se aktualisht të infektuar me COVID-19 janë 6,700 nxënës si dhe 1,489 mësimdhënës.

MASHTI, ka bërë thirrje që të vaksinohen fëmijët nga mosha 12 vjeçare si një formë për luftimin pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *