• |
ide | kryesore

Operacion antidroge në Mat/ U arrestuan 14 persona, shumica anëtarë të një fisi

-Instant, Lajme, Të fundit



Një megaoperacioni antidrogë është zhvilluar nga Policia e Shtetit në Dibër dhe Mat dhe rezultoi me arrestimin e  14 personave, me lidhje familjare dhe fisnore me njëri-tjetrin. Në një konferencë për mediat, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe Prokurori i Matit, njoftuan finalizimin e megaoperacionit antidrogë, që ka goditur një grup të mirëorganizuar, të cilët që prej 2019 kanë kultivuar një sasi të madhe lëndë narkotike. Hetimet për finalizimin e këtij operacioni zgjatën rreth 2 vjet dhe janë arrestuar shtetasit:

Gëzim Koleci, 55 vjeç, Mehmet Koleci, 45 vjeç, Idajet Koleci, 43 vjeç, Albert Koleci, 40 vjeç, Vilson Koleci, 30 vjeç, Gestian Koleci., 26 vjeç, Lezan Koleci, 62 vjeç, Agim Koleci, 29 vjeç,  Besmir Koleci, 36 vjeç, Afrim Haspepa, 48 vjeç, Fatjon Doda, 36 vjeç,  Lezan Koleci, 62 vjeç, Rasim Xheçuka, 52 vjeç, Gazmir Xheçuka, 39 vjeç, dhe është shpallur në kërkim policor shtetasi Baftjar Xheçuka, 54 vjeç.

Gjithashtu po në funksion të këtij procedimi janë sekuestruar një armë zjarri automatik, një armë gjahu teke pa leje përkatëse dhe municion luftarak. Si dhe janë sekuestruar 13 telefona celular që përdoreshin nga shtetasit e lartëpërmendur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *