• |
ide | kryesore

Pas më shumë se një dekade me hatërmbetje, Paris Hilton dhe Lindsay Lohan sërish mikesha

-Instant, Paparazzi, Slider



Pas më shumë se një dekade me hatërmbetje, Paris Hilton thotë se ajo dhe Lindsay Lohan janë sërish mikesha.

Ajo u shfaq në “Watch What Happens Live With Andy Cohen” të mërkurën, së bashku me nënën e saj, Kathy Hilton, duke zbuluar se ajo dhe Lohan së fundmi janë rilidhur. Kur u pyet rreth marrëdhënies së tyre aktualisht, Hilton u përgjigj me një buzëqeshje:

“Thjesht ndihem sikur jemi të rritura tani. Sapo u martova. Ajo sapo u fejua. Ne nuk jemi në shkollë të mesme. Mendoj se ishte thjesht shumë e papjekur dhe tani gjithçka është mirë.”

Pajtimi i ish-shoqeve vjen pas arritjeve të fundit në jetën e dy yjeve.

“E pashë që ajo u fejua kur unë isha në muajin e mjaltit dhe i thashë vetëm urime”, shpjegoi Hilton se si u rikthyen në kontakt.

“Dhe kjo e theu akullin? Kjo është e mrekullueshme”, -ia ktheu Cohen.

“Nuk ka atmosferë të keqe”, -përfundoi Paris.

Lohan u fejua me Bader Shammas në fund të nëntorit 2021, në të njëjtin muaj që Hilton u martua me Carter Reum.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *