• |
ide | kryesore

Breshëri ndaj policisë e tentativa vrasjeje, gjykata jep vendimin për 5 të arrestuarit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e rrethit Gjyqësor Kurbin ka caktuar masat e sigurisë për 5 të arrestuarit për grabitje dhe tentativë vrasje. Togat e zeza pasi kanë dëgjuar pretendimet e palëve kanë lënë në burg paafat Ibrahim Difajn, Damian Lleshaj, Robert Laci, Ilirjan Feci, Erjon Mulaj.

Dy ditë më parë Policia e Shtetit njoftoi zbardhjen e dy vrasjeve të mbetura në tentativë, dy vjedhje të automjeteve dhe grabitja e një shtetasi që kthehej nga Gjermania.

Konkretisht policia ka zbardhur vrasjen e A.GJ e mbetur në tentativë e ndodhur me 17 gusht të vitit të bkaluar. Sipas policisë Robert Laci ka qenë porositësi i ekzekutimit të A.Gj. Këtë ekzekutim e morën përsipër Ibrahim Difaj dhe Ilirian Feçi. Këta të dy i kanë bërë atentat më 17 gusht të 2021, A.Gj në zonën e fshatit Adriatik në Fushë Kuqe, por pa mundur ta eliminojnë. Porosia do të kryhej, kundrejt shumë prej 20 mijë eurove që do paguheshin nga Rober Laci.

Ndërkohë është zbardhur edhe ngjarja kriminale e ndodhur më 14 janar të këtij viti, ku një grup personash në tentativë për t’i shpëtuar patrullës kanë qëlluar me armë zjarri ndaj policisë. Ngjarja u shënua pak para mesnatës të 14 janarit. Një makinë tip “Benz” është tentuar të ndalohet nga një patrullë në zonën e Qafë Kasharit. Drejtuesi i makinës nuk është bindur dhe është larguar në drejtim të Fushë Krujës.

Në këtë makinë raportohet se ndodheshin Ibrahim Difaj, Shpëtim Kraja dhe shtetasja E. V. Në tentativë për t’u larguar, mjeti është përplasur më një bordurë dhe personat që ndodheshin në mjet, kanë dalë duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të punonjësve të Policisë dhe duke përfituar nga errësira janë larguar duke braktisur mjetin. Fatmirësisht nga të shtënat nuk pati persona të lënduar, ndërsa makina rezultoi që ishte me targa të vjedhur nga një automjet tjetër në Tiranë. Lidhur me këtë ngjarje policia njofton se janë arrestuar, Ibrahim Difaj, 31 vjeç, banues në Kurbin dhe është shpallur në kërkim Shpëtim Kraja, 35 vjeç, banues në Shkodër. Ndërkohë E. V., 30 vjeçe, banues në Kurbin është vënë nën hetim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *