• |
ide | kryesore

Juventusit nuk i dalin llogaritë: nga 75 milionë, Vlahovic kapërcen mbi 90 milionë euro

-Instant, Sport



Me zyrtarizimin të kryer është koha e bilanceve mbi transferimin e Dusan Vlahovic nga Fiorentina te Juventusi. Pasi gjeti marrëveshjen me bardhezinjtë, sulmuesi serb kreu ekzaminimet mjekësore në J Medical. Kontratë deri në vitin 2026, por që përfundoi shumë më shtrenjtë se sa 75 milionët e menduar në fillim. Qendërsulmuesi 22 vjecar do të fitojë 7 milionë euro neto në sezon, ndërsa për Fiorentinën është fiksuar një marrëveshje prej 70 milionë euro plus 10 bonuse. Juve do të paguajë gjithashtu 11.6 milionë për kontributin e solidaritetit dhe tarifat shtesë. Vlahovic do të veshë fanellën me numrin 7 të Ronaldos. “Jam shumë i lumtur që jam këtu, do të jap gjithçka – tha Vlahovic – Juventus përfaqëson krenarinë, traditën, familjen. Juve është gjithmonë aty deri në fund, ata kurrë nuk dorëzohen. Skuadra do të jetë gjithmonë e para, do të të jetë në dispozicion të trajnerit dhe shokëve të mi”.

KOMUNIKATA E JUVENTUS
“Juventus Football Club SpA njofton se ka arritur një marrëveshje me ACF Fiorentina Srl për blerjen përfundimtare të të drejtave të regjistrimit të lojtarit Dusan Vlahović për një shumë prej 70.0 milion €, të pagueshme në tre vjet financiarë, përveç kontributit të parashikuar të solidaritetit. sipas rregulloreve të FIFA-s dhe tarifave ndihmëse për një total prej 11.6 milionë euro. Gjithashtu, parashikohen bonuse deri në 10.0 milionë euro për arritjen e objektivave sportive në rritje. Juventusi ka nënshkruar një kontratë për performancën sportive deri më 30 qershor 2026”.

TRATTATIVA
Të enjten drejtuesit e Juventusit kishin arritur marrëveshje me agjentin Ristiç dhe shoqëruesit e tij, të cilët mbërritën në Torino qëllimisht për të mbyllur marrëveshjen, për pagat dhe komisionet e rëndësishme: hapi i fundit para udhëtimit të Vlahovic, i cili do të veshë fanellën me numrin 7, drejt Vinovos. Debutimi me fanellën e Juventusit mund të jetë të dielën më 6 shkurt në stadiumin Allianz kundër Veronës, skuadra e fundit me të cilën u përball në 2021: më 22 dhjetor në Bentegodi 1-1 pa shënuar.

FJALËT E VLAHOVIC: “FINO ALLA FINE”
“Jam i lumtur dhe krenar që jam pjesë e këtij grupi dhe këtij klubi, do të jap maksimumin për të arritur të gjitha objektivat tona. Juve përfaqëson krenarinë, traditën, familjen. Një gjë e pavdekshme, është gjithmonë aty deri në fund”. Fjalët e para si lojtar i Juventusit për Dusan Vlahovic. “Dua ta bëj krenar këtë klub dhe këtë fanellë, do të luftojmë për objektivat tona deri në fund”, shton për Juventus TV sulmuesi, që gjeti në dhomat e zhveshjes edhe një tortë me qirinj për 22 vjetorin e tij. “Sot – thotë ai – është një nga ditëlindjet e mia më të veçanta dhe më të gëzuara”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *