• |
ide | kryesore

Lehtësohen disi masat anti-COVID në Europë

-Instant, Lajme, Të fundit



Duke parë një ulje të numrit të personave të infektuar me Covid-19 disa vende në Europë kanë vendosur të lehtësojnë masat anti-COVID. Një nga këto vende është Spanja, që e konsideron një koronavirusin si njëvirus normal. Nga e premtja qytetarët në Barcelonë filluan të hyjnë brenda restoranteve, bareve dhe palestrave pa pasur nevojë për një certifikatë COVID. Edhe në mbledhjet familjare nuk ka më kufizime, lejohen më shumë se 10 persona. Kufizimi i vetëm për momentin është jeta e natës.

Nga ana tjetër, Danimarka e fiton lirinë nga 1 shkurti. Pavarësisht kësaj, disa kompani ende zgjedhin të respektojnë disa masa në vendin e punës, si dezinfektuesit e duarve, vetë-testimin dhe izolimin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *