• |
ide | kryesore

Morata i mbetet në derë Juventusit: Atletico nuk do të forcojë rivalin direkt, Barca ‘hidhet’ nga Aubameyang

-Instant, Sport

As takimi mes menaxherit Juanma Lopez dhe Atletico Madrid nuk arriti të zhbllokojë kalimin e Moratas te Barcelona. “Colchoneros” janë këmbëngulës: nuk duan të përforcojnë një konkurrent të drejtpërdrejtë në La Liga për hyrjen në Champions League. Kjo është arsyeja pse Juve tani duket e “dorëzuar” për të mos e shitur Moratan. Një mundësi që sidoqoftë e bën të lumtur Max Allegrin, duke qenë se do ta mbante me kënaqësi një sulmues që mund të jetë një alternativë më se e vlefshme për Vlahovic dhe Dybala.


Sipas asaj që bën të ditur Mundo Deportivo, Barcelona tashmë ka identifikuar alternativën për sulmuesin e Juventusit: është Pierre-Emerick Aubameyang i Arsenal. Lojtari, i cili nuk gjen hapësirë mes titullarëve në skuadrën e Artetës, do të ishte i lumtur të transferohej në Spanjë, por gjithçka varet nëse katalanasit do të arrijnë të shesin, ose jo, Dembele. Te Juventus, ndërkohë, me Moratan ende në skuadër, numri i sulmuesve është i tepërt. Kjo është arsyeja pse huazimi i Kaio Jorge është shumë i mundshëm. Braziliani ka kërkesa në Spanjë (Granada), por Allegri do të preferonte ta linte të kishte disa muaj përvojë në Serie A. Skuadra që ka shanset më të mira për momentin është Salernitana.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu