• |
ide | kryesore

Ndërron jetë nga Covid Kurt Kola, ish-Kryetari i të përndjekurve politikë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Ish-kryetari i të përndjekurve politik dhe partisë “Rruga e Lirisë”, Kurt Kola ka ndërruar jetë këtë të shtunë në moshën 85-vjeçare pas komplikacioneve të rënda të shkaktuara nga Covid-19. Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë i biri, Bilal Kola, i cili pasoi të atin në misionin e tij për integrimin e të përndjekurve politikë.

“Të nderuar miq. Me hidhërim të thellë njoftoj ndarjen nga jeta sot në orët e para të mëngjesit të babait tonë të dashur, Kurt Kola. Pas një beteje për rreth një muaj me Covid-19, ai doli triumfator duke e mposhtur Covid kundër të gjithë gjasave. Kishte rreth 2 muaj që bënte dializë, aortën e kishte të zmadhuar, pësoi trombozë në këmbë nga Covid. Rreth një muaj pasi e kaloi Covid, para 10 ditësh pësoi një komplikacion të rëndë në mushkri, që rezultoi goditje fatale.
Është thuajse rregull përbashkues që njerëzit e zakonshëm kanë tendencë të natyrshme dy procese në jetë: 1. Të minimizojnë dhimbjet. 2. Të maksimalizojnë kënaqësitë. Njerëzit e jashtëzakonshëm falë koshiencës së tyre të lartësuar, bëjnë përjashtim nga ky rregull. Ata gjithmonë zgjedhin me koshiencë të bëjnë gjënë e drejtë, pavarësisht se kjo mund t’u shkaktojë dhimbje!
Kurt Kola nuk është thjesht një njeri i jashtëzakonshëm, por është individi më i jashtëzakonshëm që unë njoh! Lamtumirë babush, jam i sigurt që shpirti yt do të prehet në Parajsë!”, shkruan, Bilal Kola në rrjetin social Facebook.
Kurt Kola ishte vetëm 8 vjeç kur nisi kalvarin e gjatë nëpër kampet e internimit dhe në burgje. Ishte data 10 maj 1945, kur do i merrnin fillimisht prej fshatit të lindjes në Macukull, atë, së bashku me nënën, tre nuset e xhaxhallarëve dhe 8 fëmijë të tjerë të mitur, në një shtegtim të vështirë e të gjatë, që do të mbyllje vetëm në vitin 1991, kur regjimi të përmbysej.


9 Comments

  1. Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë i biri, Bilal Kola, i cili pasoi të atin në misionin e tij për integrimin e të përndjekurve politikë., …..

    pra misionin e integrimit në sistemin neokomunist.

  2. @ tepelena.spiun ska qenë po jam dakort me ty për 97. Turpi me i madh gjithe ato vite burg ,gjithe ato vuajtjet e tërheqjes zvarrë të familjes nëpër kampe interrnimi e të dalësh me horrat komuniste në 97 turp.

    1. Ndërsa ti hale, ngado që të jesh, hale mbetesh, njoh disa hale edh enga Parisi, Londra Tirana etj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu