• |
ide | kryesore

UEFA i fik ‘derën’ Inzaghit: Barella skualifikohet për dy ndeshje, humbet 1/8 me Liverpool

-Instant, Sport



Barella do të humbasë plotësisht ndeshjet e 1/8 të Ligës së Kampionëve, që Inter duhet të luajë kundër Liverpool e jo vetëm ndeshjen e parë, siç u mendua pas kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e fundit kundër Real Madridit. Komiteti i Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s u mblodh të martën e kaluar për të vlerësuar rastin e mesfushorit zikaltër (karton i kuq i marrë për faullin ndaj Eder Militaos në javën e fundit të raundit të grupeve) dhe, në bazë të asaj që përmbante raporti i arbitrit Felix Brych, ka vendosur të ndalojë lojtarin e Interit për dy ndeshje. Skualifikimi i është komunikuar sot klubit zikaltër i cili ka vendosur të mos apelojë.

Prandaj, Barella do të ulet në tribuna më 16 shkurt (vajtja në San Siro) dhe 9 mars (kthimi në Anfield), me Simone Inzaghin të detyruar të heqë dorë nga mesfushori i tij “më anglez” në sifdat kundër Reds. Një përplasje shumë e komplikuar për Interin, tashmë edhe më e ndërlikuar për shkak të mungesës së numrit 23 të zikaltërve që paguan kështu shtrenjtë reagimin e Bernabeut.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *