• |
ide | kryesore

Asambleja e bllokuar nga presioni I Bashkisë zgjedh kryetarin: edhe Gjirokastra del në krah të Dukës

-Instant, F1, Sport, Video



Me 24 orë vonesë zhvillohet Asambleja e Përgjithshme e Shoqatës Rajonale të Futbollit Gjirokastër, që ishte parashikuar për t’u zhvilluar të shtunën, por për shkak të ndërhyrjes së pastër politike prej përfshirjes së kryetarëve të bashkive të qarkut dhe përfaqësuesve të qeverisë dhe presioneve ndaj anëtarëve, nuk u plotësua kuorumi prej më shumë se 50% e anëtarëve me të drejtë vote. Sipas njoftimit të bërë më datë 29.01.2022, në bazë të Nenit 30 të statutit u zhvillua një Asamble e Përgjithshme e dytë e SHRFGJ me të njëjtin rend dite brenda 24 orëve, e cila u caktua të zhvillohet në Hotel One, duke qenë se selia e shoqatës ishte e paaksesueshme prej anëtarëve.  Drejtori i Departamentit Ligjor dhe Licencimit në FSHF, Aldi Topçiu shpjegoi të gjithë procedurën e ndjekur sipas statutit të SHRF Gjirokastër. “Ditën e djeshme siç e dini ishte parashikuar t’u mbajtur një mbledhje e SHRF Gjirokastër. Kjo mbledhje për shkak të mosplotësimit të kuorumit ditën e djeshme u shty sipas statutit për 24 orë. Në këtë mbledhje kishte kuorumin e parashikuar nga statuti për të marrë vendime të caktuara, jo të gjitha vendimet që ishin parashikuar për t’u marrë. Për shembull nuk u mor dot vendimi për ndryshimin e statutit, nuk u morën vendime për ndryshime apo përjashtime anëtarësh, pasi nuk ishte kuorumi që parashikon statuti, por u morën vendime të tjera, që statuti i lejon të merren, siç janë miratimi i buxhetit, vendime për miratimin e komisionit të verifikimit dhe miratimi i propozimeve për anëtarë të KE-së, presidentit dhe delegatët që do ta përfaqësojnë shoqatën në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së”, – tha Topçiu.

Punimet e Asamblesë së Përgjithshme të anëtarëve të Shoqatës Rajonale të Futbollit Gjirokastër u zhvilluan normalisht, por pa trajtuar çështjen e rëndësishme të statutit të ri për shkak të mungesave të delegatëve. Kjo mbledhje e dytë, nuk kërkonte një shumicë të cilësuar sipas statutit. Mbledhja trajtoi çështje të problematikave që hasin anëtarët lidhur me infrastrukturën dhe bazën materiale. Një vëmendje e veçantë ju kushtua propozimeve për ndryshimin e rregullores së aktivitetit të Kategorisë së Dytë për çështjen e lojtarëve jashtë qarkut, i cili do t’i përcillet KE-së pas konstituimit prej asamblesë zgjedhore të datës 2 mars.        

Së fundmi, SHRFGJ zgjodhi tre delegatë që do të përfaqësojnë shoqatën në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF, të cilët janë Sadik Sadikaj, Altin Çomo dhe Xhevit Kaçorri. Gjithashtu, SHRGJ propozoi z. Gjergji Petro si kandidat për anëtar të Komitetit Ekzekutiv dhe z. Armand Duka si kandidat për President të FSHF. 

Në fund të mbledhjes, kryetari i SHRF Gjirokastër, Sadik Sadikaj i ftoi të gjithë anëtarët që të bashkëpunojnë për të mirën e futbollit në këtë qark. “Siç e kishim lajmëruar Asambleja është mbajtur në një ambient tjetër. Sipas statutit ne propozuam dy delegatët për Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së. Propozuam kandidatin për president të FSHF-së, si edhe miratuam propozimin tonë për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të FSHF. Do ishte mirë të ishin të gjithë anëtarët e shoqatës tonë, por nuk mundën të vinin. Dera jonë për të bashkëpunuar mbetet e hapur për të gjithë në takimet e tjera, ne i mirëpresim në shoqatë dhe të jemi të gjithë bashkë për të mirën e futbollit dhe për të mirën e fëmijëve tanë”, tha Sadikaj. 

https://youtu.be/DOwt5_Qjgx8



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *