• |
ide | kryesore

Berisha bën “Primaret”, premtimi i Bashës për 8 vjet që nuk u mbajt kurrë

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Mbështetësve të Sali Berishës iu dha mundësia këtë të dielë për t’u shprehur mbi kandidatin e preferuar më 6 Mars në bashkitë e Shkodrës, Lushnjës, Durrësit, Rrogozhinës, Vorës dhe Dibrës.

Për “primaret”, votimi brenda partisë për kandidatin e preferuar sipas modelit të presidencialeve në SHBA, është folur shumë vitet e fundit. Sfida ka qenë për kryetarët e partive opozitare, të cilët kanë dashur të japin mesazhin se kanë një koncept më perëndimor të lirisë me bashkëpuntorët e tyre. Pavarësisht fjalëve, as Rama dhe as Basha nuk e vunë asnjëherë në zbatim.

Listat e kandidatëve për deputetë të PS dhe PD dolën gjithnjë në momentet e fundit, pas mesnate dhe para mbarimit të afatit ligjor për regjistrimin në KQZ. Kjo shfaqje është parë gjithnjë si provë e kontrollit të partisë me dorë të fortë nga kryetari.

Lulzim Basha ka folur shumë për “primaret”. I premtoi që pasi u zgjodh në krye të Partisë Demokratike, por nuk i zbatoi kurrë. Fillimisht pati idenë se mund t’i zbatonte në mënyrë të pjesshme në radhët e Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Në takimin e 9 Marsit të 2015 u thoshte të rinjve:

“Unë kam vendosur ti propozoj Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike adoptimin e kuotës së përfaqësimit të të rinjve prej 35 % në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Tani e thashë pak si gjë të madhe por nuk u kam dhënë më shumë seç u takon. Po tu kisha dhënë 50 % edhe mund ta meritoja kete duartrokitje. Kam vetëm një kusht dhe besoj se është kushti i gjithsecilit prej jush këtu. Nuk do t’i caktojmë. Do ti zgjedhim me debat dhe primare si republikanët e demokratët në Amerikë e do ti japim Shqipërisë një tjetër leksion demokracie”

Të njëjtën ide ia thoshte edhe në takim amerikanëve gjatë vizitës në SHBA, kur u fliste për primaret në kuotat e të rinjve në PD. Në një pritje të Rrjetit të Sipërmarrësve amerikano-shqiptarë në Shtetet e Bashkuara në 30 Mars të 2015, Lulzim Basha shprehej:

“Një javë para se të udhëtoja në SHBA, unë shpalla vendimin për t’i propozuar Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike diçka që është e pazakontë jo vetëm për Shqipërinë dhe Ballkanin, por për Europën por që është diçka që ju jeni mësuar këtu në SHBA; 35 për qind që do të thotë 39 kandidatë për anëtarë parlamenti nga Partia Demokratike e Shqipërisë në zgjedhjet e ardhshme do t’i përkasin një brezi vajzash e djemsh më të rinj se 35 vjeç të zgjedhur sipas stilit demokratik amerikan të primareve”, tha Basha.

Të njëjtën ide ia tha gjatë vizitës edhe kreut të Institutit Republikan Amerikan, Mark Green, siç njoftoi PD në një mesazh për median. (Foto më lart)

Premtimi për “primare” u përsërit edhe për ca kohë në takimet me të rinjtë dhe më pas u harrua. Dalëngadalë, u harrua edhe zgjedhja nga FRPD e 35% të kandidatëve për deputetë.

Në fillim të vitit zgjedhor, në Janar të 2017 artikulimi ndryshoi. Basha thoshte se i donte “primaret” në Partinë Demokratike, por jo në ato zgjedhje, por të tjerat. Në një intervistë për emisionin Fakt, kreu i demokratëve madje shprehej i shqetësuar për efektin që do të kishin zgjedhja e kandidatëve nga anëtarësia.

Basha: Unë jam edhe për garë për kandidatin brenda partisë, “primare” sikurse i thonë në SHBA, kandidatin për deputet të mos e vendosë as kryetari, as kryesia, asnjë forum partiak, por ta vendosin anëtarët, me një anëtar një vote.

Peka: Kur jeni për “primare”pse nuk e praktikoni?

Basha: Unë jam për të gjitha këto dhe unë kam shpallur që primaret, pra votimi nga anëtarësia është objektivi im si kryetar i Partisë Demokratike. Sigurisht, do të jenë të vërteta jo fallse. Cfarë kam parasysh me këtë. Nëqoftëse do të jetë Cim Peka që është pesë herë në ditë në lajme me një tjetër që është shumë i gatshëm për të marrë përgjegjësinë e deputetit, sigurisht ti je më i njohur. Pra duhet të ketë dhe një platformë, të garantohet dhe një farë barazie dhe PD dhe unë jemi të angazhuar ta ndërtojmë këtë platformë dhe nuk bëhet shpejt, por do të fillojmë që këtë vit, që këto zgjedhje ta planifikojmë dhe do ta përdorim në një territor të caktuar me qëllimin, dhe unë këtë do ti kërkoj Këshillit kombëtar, që zgjedhjet e ardhshme parlamentare, jo këto, por në të tjerat të aplikojmë “primaren” në nivel kombëtar.

Para zgjedhjeve të 2017, Lulzim Basha ngriti në bulevard çadrën e protestës për largimin e Ramës nga posti i kryeministrit. Në ekzaltimin e mbështetjes së demokratëve në çadër, Basha shkoi më tej duke thënë se ishte gati për primaret, që sigurisht nuk i bëri kurrë.

“Unë dua që të kemi një fuqizim total të qytetarëve, për të vendosur kandidatët. Kjo kompetencë të mos jetë siç është, de facto, e kryetarëve të partisë, por të jetë një kompetencë sa më afër qytetarëve. Do propozimin tim? Propozimi im është, me ligj, primare të detyrueshme për partitë, dhe pastaj sistem mazhoritar me korrektim proporcional. Por kjo, na fut në një diskutim që na nxjerr nga aktualiteti, nga gjendja akute ku ndodhet vendi” shprehej kryetari i Partisë Demokratike në 21 Mars në një intervistë për Vizion Plus.

Pas humbjes së zgjedhjeve, Basha nuk i harroi Primaret. Me maskën e liderit perëndimor, doli para gazetarëve me premtimin se do të niste nga puna për organizimin e primareve. Ishte mars i 2018.

“Ky është modeli që unë ofroj. Ky është modeli që Partia Demokratike e ka në statutin e saj dhe me ndihmën e partnerëve tanë, shumë shpejt do të nisim hapat për të organizuar “primaret” brenda Partisë Demokratike, me qëllim evidentimin e zonjave, zonjushave, burrave, grave dhe djemve më të zotë që do ti përfaqësojnë në garën e ardhshme për një parlament të lirë nga krimi, për një parlament që do t’i takojë qytetarëve shqiptarë” shprehej Basha, duke mbajtur gjallë shpresën tek demokratëve se më në fund do t’i jepte atyre një proces për të zgjedhur kandidatët për deputetë.

Primaret i kishte në gojë edhe gjatë protestave të dhunshme të vitit 2019. Sipas Bashës, atëherë partitë duheshin detyruar me ligj t’i jepnin mundësi anëtarësisë të zgjidhte vetë kandidatët që donte.

“100 deputetë me dy dhoma, me senat apo proporcional kombëtar me lista të hapura apo sisteme të tjera që bëjnë të mundur primaret brenda partive në mënyrë të detyrueshme ligjore; Forcimi i kompetencave të tjera, duke përfshirë ato të presidentit, pse jo, një president të zgjedhur nga populli” shprehej kreu i PD-së.

“Primaret” i përmendi edhe në selinë qendrore të Partisë Konservatore Britanike në Londër, kur u prit nga Kryetari i Partisë Konservatore britanike z. Brandon Leëis në Maj të vitit 2019. Atëherë fliste me britanikët për modernizimin e Partisë Demokratike dhe nuk ngurronte të premtonte fuqizimin e anëtarësisë sipas modelit britanik.

Siç dihet tashmë, Lulzim Basha i zgjodhi vetë kandidatët për deputetë, me të cilët garoi në 25 Prill. Zarfi me listën e kandidatëve doli pas mesnate në afatet e fundit të përcaktuara nga KQZ dhe ishte ekskluzivitet i kryetarit dhe njerëzve pranë tij.

Primaret sot i zhvilloi Sali Berisha. Një pjesë e mirë e demokratëve iu përgjigjën duke dalë në votime. Nga selia e Bashës doli një njoftim pa emër, që thoshte:

“Një proces ku Berisha emëron, Berisha voton, Berisha numëron, është vetëm vijimi i tollovisë së krijuar nga personi i shpallur non grata për korrupsion”

Në fakt, procesi që organizoi Berisha mund të ketë edhe probleme, por për 8 vjet Lulzim Basha nuk i dha anëtarëve të partisë së tij, atë që Berisha ua serviri brenda 8 ditësh./Lapsi.al



17 Comments

    1. Pretendohet se me “primaret” në Shkodër, nga grupi i Berishës paskej fituar Bardh Spahia me votat e 1011 “demokratëve” (pak a shumë aq sa u panë të mblidheshin në një foltore të Shkodrës në sallën e sportit)
      Ndërkaq dëgjova se në Shkodër janë mbi 7 mijë antarë të PD, që qenkan berishistë të flaktë.
      Po ku janë 6 mijë të tjerët ?
      Po veç antarëve me teserë të PD, sa qytetarë shkodranë kanë qenë e janë me bindje të djathta antikomuniste, që nuk votojnë as për Ramën e as për Berishën ?
      Tek e fundit, sa shkondranë qenkan kundër SHBA e pro Berishës ?
      Dhe e fundit e më kryesorja :
      As gjykata e Tiranës e as KQZ nuk njeh si “Parti demokratike”, simotrën e “Rilindjes” së Ramës, “Komisionin e rithemelimit” apo Berishën , por njeh PD zyrtare ,e lider Bashën.
      Pra ligjërisht ndonëse këta parqiten si “partia demokratike”, nuk e kanë të drejtën të paraqiten me këtë emër.

      Meqë Berisha i var shpresat tek “partitë aleate”, a mos Bardh Spahia do të paraqitet si kandidat i LSI. një nga dy partitë demokristiane të Doshit apo të Ndokës, apo të Patozit meqë partia e Jozefinës pas humbjes spektatokriale u shkri ?

  1. Aaaaaa ta qifte haiti familjen ooooo baxhello e shqyer.
    Ptuuuuu pleher.
    Shko te kimute pisja.
    Ajo te shpeton. 💩mut muti.

  2. Sigurisht qe nuk ishin si primaret ne Amerike por te pakten eshte fillim i mbare, ishte gare reale edhe pse ne kushte te veshtira kur kolona e peste ka zaptuar zyrat dhe vulat.

    Mesazhi eshte i qarte, ne zgjedhjet e tjera nuk do pritet deri ne mesnate per te marre vesh emrat e anonimeve e servilave te paafte te kryetarit te momentit.

    1. Aesyetime naive më duken këto për “fillimin e mbarë” të Berishës, meqë paskej realizuar primaret që i premtoi e nuk i bëri Basha..
      E para e punës, Berisha de facto ka qenë shef i partisë demokratike për 30 vite, përfshirë edhe këto tetë vite të drejtimit me Bashën , pasi ai komandonte PD në hije.
      A thua vërtetë se ju mbush mëndja Berishës pas 30 viteve që votimi me primare qenka një formë demokratike e zgjedhjeve ?
      P[r të bërë zgjedhje me primaret, duhen sëpaku nja tre muaj që të zgjidhen nga baza e partisë kandidatët, pa llogaritur kohën që duhet për organizimin e kësaj forme “të re”.
      “Shtëpia e Ilirit” theu një rekord e i nxorri me primare kandidatët si gështenjat nga zjarri, mbrenda dy ditësh.
      Tëpkë njëlloj siç u otganizua e zhvillua “referendumi” sekret, për shkarkimin e Bashës nga kryesimi i PD.
      Poku është parë në ndonjë vend demokratik që ndonjë referendum apo garë politike zgjedhore të realizohet nga një grup si “komitet revolucionar” pa praninë e kundërshtarëve politikë, mendimit ndryshe apo albitrit asnjanës ?
      Modele të tilla zgjedhjesh kanë bërë vetëm Berisha në 1996 e në dhjetorin e 2021, e Edvin Rama në zgjedhjet lokale të 2019-s

  3. Premtim i dhene premtim i mbajtur nga SB. Po dhihen ne breke Sorosianet. Ku do futeni more fytyre shkerdhyer qe keni marre donacione gjith kto vite nga “Shoqeria e Hapur”

  4. Duket interesante ideja e zgjedhjes se kandidatit nga antarsia, padyshim qe eshte demokratike te mare pergjegjesi populli, por krijon probleme: 1. Aleatet, je i detyruar ti japesh hapesire aleateve e pastaj vjen pyetja per çfare duhen primaret kur ti demokracine e brendeshme e kthen ne pazar, 2. Problem ne vete eshte, demogogjia e Berishes qe meshon shume shkarkimit te kryetarit kur humbet zgjedhjet, ne rastin e primareve ke duhet te shkarkojme kryetarin e apo votuesit e primares?3……..

  5. Sali Ram Berisha “kujtohet” per ato “Primaret” tani qe i eshte rrasur Huri – Made in USA – thelle tek bytha!
    Pse nuk i beri “Primaret” sa kohe mbreteroi ne krye te PD, bejani kete pyetje vehtes!
    Mblidhni mendjen or fakire qe shkoni pas nje Sovjetiku Katundar qe kur eshte ne opozite ben si cub, por dy here qe ka patur pushtetin ka mbajtur Komunistet ne Administraten e tij, u ka dhene Tendera e i ka trashur zverkun, kurse Demokratet pushoheshin nga puna nga Ministrat e LSI me te cilet beri ate qeveri qelbesire PD-LSI 2009-2013 deri kur Ilir Meta i rrasi karin ne bythe e vajti ne qeveri me Ramen.
    Dhe ky Sovjetiku Katundar do serish t’ju sjelle Ilir Meten mbi koke tani ne 2022!

  6. Njeriu, peng i “së majtës”, i falur nga dy kryeministra socialistë, për krimet e 1997 e më pas, ai që prej shumë kohëve duhej të ishte i dëbuar nga politika, qoftë dhe si martir i “së djathtës”, tani u dëbua nga brenda shtëpisë së tij; u dëbua turpshëm nga një tufë çakejsh që duan hisen e tyre dhe që kur ia përkëdhelnin shpinën, mendonin se nga ku mund t’i futej më lirshëm prapësia dhe braktisja.renato te ka perdhunuar salihu keto 30 vjet dhe ti vazhdon ja lepin bythen malokut te enverit

    1. Te falenderoj qe ke sjelle gratis ketu te Lapsi.al kopjen e c’fare une kam shkruar te gazeta DITA.
      Here tjeter kopjimet do te shperblehen tek redaksia e gazetes sone. Suksese.

  7. Lapsi, je bo ma zi se Berisha dhe berishistet, budallenj na quani qe doni te na shisni si primare nje karagjosllek te rradhes te Doktor Varrese. Po paskeni qene te paturp fare mer Lapsi apo Llapsi, kur dhe si u shpallen kandidatet e primares, kur dhe si u shpallen programet konkurues te tyre, ku dhe kur u bene debatet dhe diskutimet ne mes kandidateve etj, etj. Rrej Berisha dhe rreni edhe ju, ne fakt per kete paguheni.

  8. Pretendohet se me “primaret” në Shkodër, nga grupi i Berishës paskej fituar Bardh Spahia me votat e 1011 “demokratëve” (pak a shumë aq sa u panë të mblidheshin në një foltore të Shkodrës në sallën e sportit)
    Ndërkaq dëgjova se në Shkodër janë mbi 7 mijë antarë të PD, që qenkan berishistë të flaktë.
    Po ku janë 6 mijë të tjerët ?
    Po veç antarëve me teserë të PD, sa qytetarë shkodranë kanë qenë e janë me bindje të djathta antikomuniste, që nuk votojnë as për Ramën e as për Berishën ?
    Tek e fundit, sa shkondranë qenkan kundër SHBA e pro Berishës ?
    Dhe e fundit e më kryesorja :
    As gjykata e Tiranës e as KQZ nuk njeh si “Parti demokratike”, simotrën e “Rilindjes” së Ramës, “Komisionin e rithemelimit” apo Berishën , por njeh PD zyrtare ,me lider Bashën.
    Pra ligjërisht ndonëse këta parqiten si “partia demokratike”, nuk e kanë të drejtën të paraqiten me këtë emër.

    Meqë Berisha i var shpresat tek “partitë aleate”, a mos Bardh Spahia do të paraqitet si kandidat i LSI. një nga dy partitë demokristiane të Doshit apo të Ndokës, apo të Patozit meqë partia e Jozefinës pas humbjes spektatokriale u shkri ?
    Shtoj edhe komedinë mashtruese të gjoja të përzgjedhjes së kandidatëve me primare..
    E bëjnë këtë dy partitë e mëdha amerikane në përzgjedhjet për kandidatin e tyre si president të SHBA, por kjo fushatë zgjat disa muaj.
    Mbrenda dy -tre ditëve , Berisha paskej “përzgjedhur me primare” kandidatët për kryetar bashkie në 6 bashki

  9. Rrofsh o Sali qe po na sjell demokracine qe na kishte hequr ai qe vure e mbajte ti, ne menyre jo dhe aq demokratike (madje dhe duke manipuluar – sipas Palokes)

    Tani po qe do dalim ne drite

  10. Nuk dij që Basha të ketë premtuar ndonjëhere që kryetarët e bashkive ti zgjedhë me “primare”, por ka praktikuar përzgjedhjen demokratike një antar një votë.
    Mandej edhe sikur të kishte premtuar, deri në shtatorin e vitit të kaluar, e ka deklaruar vetë Berisha se për çdo vendim e thërriste Bashën në zyrën e tij, e i impononte mendimin e vet, ndonëse kishte deklaruar se me dorheqjen si kryeministër në 2013-ën, do të tërhiqej plotësisht edhe nga çdo funksion partiak.
    Tashmë është e kjartë se ka pasur njëfarë të drejte karagjozi Rama, kur thoshte se Basha është peng i Berishës.
    Basha e fitoi “pamvarësinë” e tij si lider i opozitës, vetëm me hapin që bëri në 9 shtator, e veçanërisht me veprimet e dhjetorit e më vonë kur pa se Berisha po i shtonte çdo ditë gënjeshtrat mashtruese ndaj tij.
    Berisha u bë qesharak kur u bë plagjiator i plagjiatorit Taulant Balla, me akuza idiote ndaj Bashës.

  11. Aferim bre Sali te paste Bahri Falliu me birbon Klev kokriken se je magneti qe terhoqe tere teneqe-teveqelet e ngryshkura nga PD si Tritan gagaci, Aldo Sumcja, Nishan paraliza, Paloqe thuthuqi, Belo Kerrici, e pa e zgjatur me tej ceten, Mul kryelopa qe nuk ben dot dy fjali bashke.

  12. Primaret jane manovrat e radhes qe Birisha ndermerr me shprese se do shpetoje bythen nga laku qe ka filluar ti mblidhet. Ai e di qe eshte i humbur prandaj bën çdo manovre qe i vjen ndermend duke perdorur turmat injorante, maloke qe ne forma te ndryshme kane perfituar prej tij dhe qe i genjen mendja se Birisha do vije prape dhe ata do te munden perseri te shijne ne lëmë siç kane bere me pare nen perkrahjen e Birishes
    Kot lodhet dhe vetem se behet qesharak e legen se AMERIKA ja ka bere bene dhe haku i popullit do te vihet ne vend.

  13. Sali Berisha duhet të shporret nga politika, kjo është pak por e sigurtë. Edhe që doktori po përpiqet ta marrë peng PD-në për hallet e familjes së tij edhe kjo dihet. Por që Basha të shitet si i pavarur, sikur s’ka gisht në gjithë zullumet e afro dy dekadave që në bashkëpunim me Berishën, kjo s’ka ndenjëse ku të rrijë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *