• |
ide | kryesore

Berisha: Dosja që amerikanët mbajnë peng Bashën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Berisha në një takim me mbështetësit e tyre në Vaun e Dejës deklaroi se kryedemokrati Lulzim Basha mbështetet jo vetëm nga kryeministri Rama, por edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Le të shtrojmë pyetjen, kë po mbështesin ata duke mbështetur Bashën. Është peng i tyre, është marrë peng me dosjen Nik Muzin’, tha ai. Por kjo sipas Berishës është një lojë e rrezikshme që luhet me pluralizmin në vendin tonë. Sipas tij, Basha firmosi me nxitjen e amerikanëve përjashtimin e tij (Berishës) nga politika.

“Kallp opozitën apo peng Bashën nuk e mbështet vetëm Edi Rama, por fatkeqësisht e mbështesin edhe përfaqësues të vendit të madh të lirisë dhe kjo mbështetje është një lojë e rrezikshme me pluralizmit në Shqipëri. Le të shtrojmë pyetjen, kë po mbështesin ata duke mbështetur Bashën.

Është peng i tyre, është marrë peng me dosjen Nik Muzin. Lulzim Basha është i hetuar për larje parash në Shtetet e Bashkuara dhe në Tiranë. Dhe ai firmosi që për të mos shkuar në burg për krimin që kishte kryer, ‘po largoj Sali Berishën’ nga politika. Kjo është e vërteta, por le ta lëmë këtë”, u shpreh Berisha.



2 Comments

    1. sic duket perkufizimi i barbarizmit dhe degradimit dhe realitetit nuk ka arritur akoma te kuptohet nga fugshqyer si ti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *