• |
ide | kryesore

Berisha i mëshon primareve nga foltorja e radhës: Në PD kandidatët për kryeministër, deputetë dhe kryebashkiakë do i vendosë anëtarësia

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nga foltorja e radhës në Vaun e Dejës. Sali Berisha tha se primaret që po zhvillohen në 6 bashkitë që janë pa kryetar janë një hap përpara dhe një premtim i mbajtur.

Sipas Berishës, në PD shumë shpejt do të ekzistojë parimi që anëtarët kanë të drejtë të votojnë për kryetarët e partisë, degëve, kryebashkiakët dhe deputetët.

“Sot në 6 bashki anëtaret dhe anëtarët e PD votojnë dhe zgjedhin me votën e tyre kandidatin apo kandidaten për qytetarë të parë për këto bashki. Mendoj se kjo është një arritje e madhe. 4 muaj më parë ne e premtuam këtë praktikë. Ne u zotuam se do të kthejmë votën e lirë. Ajo po ushtrohet nga mijëra mijëra demokratë. Primaret janë metoda më demokratike e zgjedhësve të përfaqësuesve tuaj. Ju jap fjalën që ju do të zgjidhni jo vetëm kryetarët e bashkive, por anëtarët e këshillëve, deputetët tuaj dhe do të zgjidhni në një të ardhme të afërt edhe kryeministrit tuaj. Ne besojmë se pa votën e lirë s’ka liri të vërtetë. Ju jeni dëshmitarë se si në këto vite vota e lirë u syrgjynos nga shoqëria shqiptare. PS, nga viti 2009 që më sot nuk ka bërë votim të lirë në gjirin e saj. Votuan 2009 që të mos votohej më për kryetarin. PD e drejtuar nga Lulzim Brava degradoi në atë shkallë që tejkalon edhe imagjinatën e Franc Kafkës apo Garancia Markezit. Para kamerave, televizioneve i thotë shqiptarëve se aty ku janë, aty ku ishin 1950 e ca karrige janë ulur 5004 delegatë. Sot PD duke vendosur primaret i jep fund kësaj situate tmerrësisht të pa pranueshme korruptive dhe totalitare.

Rikthen te anëtarësia e saj votën e lirë. Në të vërtetë rikthen dinjitetin e tyre. Njeriu që nuk voton i lirë ka dinjitetin e shkelmuar dhe ju këtë nuk e meritoni kurrë. Njeriu që nuk voton i lirë ndërgjegjen e tij e ka të imponuar për të besuar apo pranuar atë që i dikton bosi i tij tashmë i larguar nga vlerat e lirisë. Kurrë PD, nuk do të respektonte votën e lirë nëse nuk respekton votën e anëtarëve të saj. Kurrë PD nuk do të ishte një forcë e tillë politike demokratike, nëse nuk respekton votën e lirë të anëtarëve të saj. Ju garantoj se kjo arritje është në hapat e parë. Anëtarët e PD do të zgjedhin kryetarin e partisë, kryetarin e bashkisë dhe deputetin. Kjo rrugë e drejtë, asnjë pasuri më të madhe një komb nuk ka se sa pasurinë e lirisë. Ne po përpiqemi të kthejnë lirinë në një vend që ka potenciale natyrore ndoshta më së shumti se asnjë vend tjetër në botë. Shqipëria kërkon lirinë dhe të drejtat e qytetarëve. 8 vite me një sundim narkoshteti. Në çdo vend shtetet bëjnë plane, prishin banesa, hapin rrugë, ndërtojnë blloqe të reja, port ë gjitha këto bëhen duke respektuar ligjet dhe të drejtat e qytetarëve. Nuk mund t’i shkosh si pushtues të egër tjetrit për t’i prish shtëpinë, kur je i detyruar t’i garantosh strehimin. Këta s’kanë moral e shpirt, këta mendojnë vetëm për pasurinë e tyre.

Sot, organizatat kriminale marrin vendime në parlament, në qeveri, vendosin në rrugë, port, e vendosin kudo. Të gjitha këto kanë bërë që Shqipëria e cila me mundim të madh ia doli të ngjitej e të kishte rrogën mesatare më të lartë në rajon e të zbresë sot me rrogën mesatare më të ulët në rajon. Kjo ndodh sepse paratë vidhen nga qeveritarët. Në 8 vite s’kemi bërë asnjë hap përpara Bashkimit Evropian. Edi Rama me një urrejtje ndaj demokracisë arriti të marrë peng Lulzim Bravën. Arriti ta marrë peng me afera korruptive”, tha Berisha. 



4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *