Ardian Muka ka fituar primaret e anëtarësisë së PD në Durrës. Muka ka arritur të sigurojë 1546 vota, përballë 373 votave të kandidates tjetër, Silvja Gjepali. 11 vota janë shpallur të pavlefshme.
Nga numërimi i votave të anëtarësisë së PD në Dibër, primaret janë fituar nga Premtim Kryemadhi i cili ka marrë 424 vota. Kandidatët e tjerë kanë marrë përkatësisht, Behar Dema 158 vota dhe Dafina Muda ka 121 vota. 713 anëtarë të PD kanë marrë pjesë në zgjedhjet primare në Dibër. 10 vota kanë dalë të pavlefshme.
Me 277 vota, Lulzim Vrana është shpallur fitues i primareve të Komisionit të Rithemelimit të PD në Bashkinë e Vorës. Kandidati tjetër në garë, Luan Beta ka marrë 55 vota. Lulzim Vrana do të jetë kandidati i Partisë Demokratike për kryetar bashkie në Vorë, në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.
Avokati Elton Bano do të garojë për këtë forcë politike në zgjedhjet e 6 marsit, pasi është shpallur më i votuari në primaret e kësaj të diele. Bano është djali i ish-deputetit të PD-së Ilir Bano. Ai ka marrë 671 vota ndërsa nga kanditatët e tjerë Arben Zaimi mori 240 vota, Erion Iljazi, 49 vota dhe Indrit Qerimi me 92 vota.
Hekuran Xhani me 211 vota është shpallur fitues i primareve të PD dhe do të garojë në 6 mars për kryetar bashkie ne Rrogozhinë. Kandidatët e tjerë në këtë garë kanë marrë: Eqerem Deliu, 23 vota, Hajrulla Tafa, 3 vota, Sokol Gosa, 70 vota, Vladimir Manushi, 7 vota dhe 2 vota të pavlefshme. Në total, kanë marrë pjesë në këtë proces 316 anëtarë të Partisë Demokratike me të drejtë vote.
Në Shkoder vijon numerimi i votave.
Urime kandidateve kejo esht nje gje e re ishalla Vene mende politikanet dhe mos te emeroin. Kandidat e bejn gare kush paguan me shum
Bravo PD. Kjo e primareve duhej te ishte praktikuar me kohe
Me siglen e like floriri do rregjistrohen keta????
Apo do i rregjistroj sala me nje parti si partis e topallit ne 25 prill.
Keta jane kandidatet e PD dhe Jo Berishes o gazekar