• |
ide | kryesore

“Ishim shumë dobët”: Gjici nuk i kursen ‘thumbat’ për Longon

-Instant, Sport



“Kishim mungesa në fakt, u detyruam të luanim me mbrojtës sulmues, por ishim shumë dobët. Nuk kishin ardhur për të fituar me çfarë e pashë unë. U çakordua komplet sistemi i lojës”. Safet Gjici nuk ndalet në kritikat për Kukësin e tij dhe mungesat me të cilat ishte përballur stafi teknik gjatë këtyre ditëve nuk janë fare alibi për numrin 1 të veri lindorëve: “Duhet që trajneri të korrigjojë gabimet. Ka qenë i kushtëzuar, kemi pasur sulmuesët e dëmtuar. Kanë munguar shumë lojtarë. Por kjo nuk justifikon rezultatet 4-0. Kukësi nuk duhet të pësonte 4 gola asnjëherë”.

Tani, nga Tirana kryesuese blutë i ndajnë 9 pikë. Shumë nëse llogaritet ritmi me të cilën udhëtojnë kryeqytetasit: 20 pikë në cdo fazë. E megjithatë Gjici mendon se ende asgjë nuk ka mbaruar: “Sot kanë mbaruar 2 faza, është dhe gjysma e kampionatit në lojë. Tirana do të ketë problemet e veta, siç na dolën ne. Kartona, dëmtime, plus edhe Shkurtaj do kohën e vetë. Me blerjet e reja besoj, çfarë ka kërkuar trajneri i ka marrë. Është klub i kompletuar, do kohën e vetë dhe mos luaj me sulmues mbrojtës siç luajtëm sot”, përfundoi presidenti i Kukësit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *