• |
ide | kryesore

Kryemadhi akuza Bashës: Më 25 Prill u përballëm me pabesinë, kishim në krah një armik

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjatë një takimi me të rinjtë e Lëvizjes Socialiste për Integrim, kryetarja e kësaj partie Monika Kryemadhi ka sulmuar kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha duke e cilësuar si të pabesë. Teksa foli për zgjedhjet e 25 prillit, Kryemadhi tha se u ndodhën përballë sfidave me bandat, pabesinë dhe në partneritet me një armik në krah.

“Kur më erdhi njoftimi për këtë ide dhe hapa e ndërmarra e kam cilësuar si një nga aktivitet më të rëndësishme në këto dy dekada të të gjithë jetës së LSI. Ka ardhur si një iniciativë e të rinjve. Ne vijmë sot pas zgjedhjeve të 25 prillit ku kontributi juaj ka qenë I jashtëzakonshëm përballë sfidave me bandat, me pabesinë.

Me një partneritet që e kishin armik në krah. Votat janë mbështetje për vetë vizionin tuaj dhe pasha elektorale nuk u përkthye në mbështetje. Kemi dashur të realizojmë disa ndryshime për të siguruar sovranitetin përmes votës. Duke filluar me ndryshimet rrënjësore për shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë. Që prej ditës së parë e kemi pjesë të programit tonë”, tha Kryemadhi.

Ajo tha se pas 25 prillit do kërkonin ndryshime legjislative në mënyrë që sipas saj pushteti t’i kalojë parlamentit. Kryemadhi theksoi se sot parlamenti është kthyer në një teatër që certifikon marrëveshjet mes dy personave që mbajnë peng Shqipërinë, duke iu referuar këtu Bashës dhe Ramës.

“Ne do kërkonim pas 25 prillit për një konsultim të gjerë me të gjithë publikun. Do të mund të realizonim një ndarje të ndershme ku vota e çdo qytetari të ishte e barabartë. Do donim të realizonim përmes të rinjve pastrimin e jetës politike për ta dekriminalizuar atë. Edhe sot e kësaj dite vazhdojmë të jemi peng e jetës kriminale. Pas 25 prillit do të kërkonim balancim të pushtet ekzekutiv me atë legjislativ që Shqipëria të mos jetë më republikë kryeministrore por parlamentare.  Kemi një parlament teatër që certifikon marrëveshjet mes dy personave që mbajnë peng Shqipërinë”, u shpreh ajo.



6 Comments

  1. Kjo eshte mesuar ta kete “Armikun” ose ne krah ose ne krevat. Po perse nuk doli te fliste kjo llagaberja per 1 Prillin e 2013 dmth “NJALAT” qe i hengri buri i saj, apo se kjo preferon bollat e jo njalat. Hajde gallate hajde. Dhe e gjithe kjo kurveri behet per te mbrojtur shokun sali dhe mundësin meta. Dmth si nipi i hysni kapos, i moderuar ne demokrat, si te gjithe pjellat e birose politike qe i mbajti shoku sali nen sqetull sakishte pushtet sot jane leshuar per ta mbrojtur me cdo kusht. Eshte normale

  2. IK MOJ E PESHTIRE DHE E NEVERITSHME. HAJDE DEMOKRACI , HAJDE, KUR KORRUPSIONI DHE HAJDUTERIA I BEN PERSONAZHE ,POLITIKANE E KRYETAR PARTISH EDHE KETO LLOJE INDIVIDESH

  3. Monika keni bërë shumë gabime, te paktën nxirrni mësim prej tyre. Tani bashkohuni me Berishën dhe krijoni një front te vetem opozitar. Dhe mos bëni më allishverishe me njerëz të shitur dhe politika konjukturale.

    Këto janë pasojat e korrupsionit dhe shitblerjeve tuaja kohë përpara, injorantët dhe gojët e keqia nuk ja u harrojnë këto gjëra dhe ja u përmendin çdo çast. Zini mënd!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *