• |
ide | kryesore

Pas incidentit të vitit 2004, Janet Jackson bën paqe me këngëtarin e njohur

-Instant, Paparazzi, Slider



Janet Jackson ka zbuluar së fundmi se është pajtuar me këngëtarin Justin Timberlake.

Përmes një video për dokumentarin e saj, Janet tregoi se ajo dhe Justin janë miq shumë të mirë dhe nuk e konsideron fajtor për incidentin e ndodhur gjatë performancës së tyre në Super Bowl të vitit 2004.”Sinqerisht, e gjithë kjo gjë ishte jashtë proporcionit. Dhe, sigurisht, ishte një aksident që nuk duhej të ndodhte, por të gjithë po kërkojnë dikë për të fajësuar dhe kjo duhet të ndalet. Justin dhe unë jemi miq shumë të mirë dhe do të jemi gjithmonë miq shumë të mirë. Ne folëm vetëm disa ditë më parë. Ai dhe unë kemi vazhduar dhe është koha që të gjithë të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë’, u shpreh këngëtarja. Timberlake është përballur prej kohësh meakuzat se në të vërtet  ai ekspozoi qëllimisht gjoksin e Jackson para një audiencë prej rreth 140 milion njerëz ndërsa ata performonin “Rock Your Body”. Kjo situatë bëri që muzika e Jackson të hiqejnga stacionet radiofonike dhe kanalet televizive.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *