• |
ide | kryesore

Për derbin titull, Inter rikuperon më të rëndësishmin: Simone Inzaghi kapërcen Covid e kthehet në pankinë

-Instant, Sport



Lajme të mira për Simone Inzaghin: trajneri i Interit, pozitiv me Covid që nga e hëna, kur kreu tamponin molekular, ka rezultuar tashmë negativ në testin e fundit të kryer duke treguar se është rikuperuar nga Covid-19. Kështu, Inzaghi do të jetë rregullisht në pankinë në derbin titull kundër Milanit të shtunën e ardhshme. Tekniku zikaltër do të kthehet menjëherë për të drejtuar stërvitjen e skuadrës së tij, ku do të gjejë edhe blerjet e reja Gosens dhe Caicedo.

Me 53 pikë, Inter kryeson në Serie A i ndjekur nga Napoli e Milan me 49. Në këtë pikë, derbi i Milanos merr një rëndësi tepër të vecantë dhe të dy skuadrat do të kërkojnë të jenë në gjendjen më të mirë kur të vihen përballë. E kështu, rikthimi i Inzaghit është shumë i rëndësishëm për kryesuesit, që kërkojnë shkëputjen pikërisht në derbi, për të hedhur një hap të sigurtë drejt rikonfirmimit kampion.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *