• |
ide | kryesore

Primaret/ Komisioni i Rithemelimit: Mbyllet votimi në Dibër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Komisioni për Organizimin dhe Kontrollin e Operacioneve Elektorale njoftoi se procesi i votimit për primaret në degën e PD Dibër ka përfunduar.

Komisioni thotë se nga të dhënat paraprake, rezulton që pjesëmarrja në votime ka qenë edhe më e lartë se në referendumin e datës 18 dhjetor 2021.

Komisioni njofton që ka vendosur të shtyjë orarin e votimit për të gjitha ato qendra ku ende interesi I votuesve demokratë është i lartë dhe ka fluks.

“Procesi i votimit do te vijoje derisa të ketë votuar edhe demokrati i fundit” – thuhet në njoftim.

Mësohet se para pak çastesh u mbyll procesi i votimit edhe në Vorë ku ka nisur numërimi. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *