• |
ide | kryesore

“The Economist”: Si u rrafshua Teatri Kombëtar në mes të pandemisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“Teksa kishte shpërthyer pandemia, Evropa shkatërroi ndërtesat historike. Ndërsa njerëzit ishin të mbyllur, trashëgimia e tyre u shemb”. Ky është titulli dhe fjalët me të cilat nis një shkrim i prestigjiozes “The Economist” mbi dëmtimet që i janë bërë trashëgimisë kulturore në Europë gjatë pandemisë.

Mes shembujve merret edhe Shqipëria ku u shkatërrua godina historike e Teatrit Kombëtar.

“Në vitin e parë të pandemisë, udhëtimet e turistëve ndërkombëtarë gjatë natës ranë me 68% në të gjithë kontinentin. Më pak vizitorë, do të thotë më pak vizita te monumentet, por edhe më pak të ardhura për mirëmbajtjen e tyre. Por teksa vëmendja ishte shpërqendruar, autoritetet kryen rinovime të dyshimta.

Shihni Akropolin. Gjatë bllokimit të dytë të Greqisë në tetor 2020, ndërtuesit hapën shtigje të gjera betoni rreth tempujve të tij. Autoritetet thanë se shtigjet përmirësojnë eksesin, por kritikët thonë se ato shkaktojnë përmbytje. Të paktën korsitë janë projektuar si përmirësim.

Diku tjetër, vendet e trashëgimisë janë rrafshuar fare. Në maj 2020, qeveria shqiptare goditi me buldozer Teatrin Kombëtar në Tiranë për t’i hapur rrugë zhvillimit tregtar. Teatri ishte një ndërtesë modeste moderne me tulla e ndërtuar në vitin 1939, por publiku e pëlqente atë. Protestat e kishin penguar shembjen prej vitesh” – thuhet në shkrimin e The Economist që më pas sjell edhe shembuj të tjera si “y-Block” e Oslos.

“Teatri Kombëtar ishte ndër 7 vendet e trashëgimisë “më të rrezikuara” të listuara çdo vit nga Europa Nostra, një shoqatë kulturore. Sekretarja e përgjithshme e saj, Sneska Quaedvlieg-Mihailovic, thotë se viti 2020 ishte viti i vetëm në të cilin u shkatërruan monumente të listuara” – citon gazeta. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Rrenimi i vlera e kulturor dhe mohimi i trashegimise eshte deshmoi e politika e autoritariste. Per shqiptaret qe per dekada u mbyten nga propagande per “njeriun e ri socialist” keto metoda nuk jane te panjohura, por qytetaret pyesin nese rame nga shiu ne bresher dhe “njeriu i ri” i kapitalizmit te eger mos eshte valle monstra e rendit te ri edhe me i dhuneshem se ai qe perjetuam?
    Propqganda e sofistkuar nuk po e mbulon dot kete dyshim.

  2. Rrenimi i vlerave kulturore dhe mohimi i trashegimise eshte deshmi e politikave autoritariste. Per shqiptaret qe per dekada u mbyten nga propagande per “njeriun e ri socialist” keto metoda nuk jane te panjohura, por qytetaret pyesin nese rame nga shiu ne bresher dhe “njeriu i ri” i kapitalizmit te eger mos eshte valle monstra e rendit te ri edhe me i dhuneshem se ai qe perjetuam?
    Propqganda e sofistikuar nuk po e mbulon dot kete dyshim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *