• |
ide | kryesore

Video/ Një penallti mes polemikave i jep fitoren Vllaznisë: zemërimin e Kastrioti nuk e zbehu as përjashtimi i Adilit

-Instant, F1, Sport, Video



Humbja e parë për Çelën në pankinën e Kastriotit, që nuk arrin të dalë nga zona e rënies nga kategoria i mundur 0-1 nga Vllaznia, në një ndeshje që nuk i shpëtoi polemikave mbi 11 metërshin që e vendosi. Vendimtar Latifi nga pika e bardhë, ndërsa shkodranët e mbyllën me 10 lojtarë pas ndëshkimit me të kuq të Adilit.

Një pjesë e parë pa raste, ku skuadrat mendonin vetëm të gjenin hapësira pa rrezikuar gjë prapa, me ndikimin në mungesën e rendimentit në zonat kundërshtare. Skuadra e Brdaric e kishte të qartë që pa fitore rrezikonte ta shihte distancën me kreun të rritej e për më tepër, me përplasjen mes kryesuesve kishte nevojë për një fitore që të shpresonte të rikuperonte ndonjë pikë.

Kjo ndoshta karikoi edhe më shumë kuqeblutë, që pjesën e dytë e nisën me tjetër ritëm, duke e shtypur kundërshtarin në gjysëmfushën e tij. Krutanët shpresonin të riniseshin për të bërë keq në kundërsulm, por shkodranët luajtën me kujdes dhe rrezikuan me Latifin, në minutën e 46 me goditje dënimi dhe në të 53 me Krymin. Megjithë dominimin kuqeblu, duhej një penallti për të zhbllokuar ndeshjen, 11 metërsh që Beqiri nuk e dalloi që në fillim, por pas pamjeve filmike në VAR tregoi pikën e bardhë, duke tërbuar krutanët.

Vendosi Latifi me ftohtësinë e zakonshme nga 11 metra, Aralica humbi mundësinë për të mbyllur ndeshjen në të 89, ndërsa në fund si për ta bërë më të ethshme pritjen Adili mori kartonin e dytë të verdhë duke e lënë Vllazninë me 10 lojtarë. 30 pikë për Vllazninë, në vendin e katërt, por larg nga kreu. Në këtë pikë shpresa është që Tirana të humbasë pikë në përplasjen me Kukësin.



1 Comment

  1. Polemika?! Penallti më të qartë nuk kam parë ndonjëherë. Nuk është vetëm 1 po dy lojtarë që bëjnë faull në zonë të rreptsësisë. Nga mënyra si hidhen para topit këta të Kastriotit duken si kamikazë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *