• |
ide | kryesore

Aksident në Rrugën e Arbrit, plagoset rëndë drejtuesja e mjetit

-Instant, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të hëne në Rrugën e Arbrit. Mësohet se një automjet është përplasur me barrierat anësore dhe për pasojë ka mbetur e plagosur rëndë drejtuesja 40-vjeçare e mjetit. Ajo është transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton rrethanat e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se ka qenë humbja e kontrollit nga ana e drejtueses së mjetit që ka shkaktuar ngjarjen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *