• |
ide | kryesore

Aksidentohet tapë në makinë dhe më pas largohet nga vendngjarja, arrestohet 60-vjeçari në Korçë

-Instant, Arkiva, Lajme



Një 60-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Korçës, pasi është përfshirë në një aksident dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Burime zyrtare bënë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 13 në Korçë. Sipas policisë, shtetasit me inicialet B. P., banues në Korçë, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, ka përplasur mjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin me inicialet K. R., duke i shkaktuar dëme materiale dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ai është arrestuar pak më vonë, ndërkohë që akuzohet për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *