• |
ide | kryesore

Banorët protestojnë përpara bashkisë së Durrësit: Pallati i ri po ndërtohet në themelet e të vjetrit

-Instant, Lajme, Të fundit



20 familjet e pallatit 21 të lagjes 7 të qytetit të Durrësit kanë protestuar ditën e sotme përpara bashkisë së Durrësit. Banorët kërkojnë të takohen me kryebashkiaken Emirjana Sako, për të shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me pallatin e ri që po ndërtohet për shkak se i vjetri u shkatërrua nga tërmeti i 26 nëntorit.

Banorët ankohen se pallati i ri po ndërtohet në themelet e atij të vjetrit dhe se i tremben një tërmeti të radhës. Ata shprehen se kërkojnë themele të sigurta, por askush nga bashkia nuk i ka pritur apo u ka dhënë një përgjigje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *