• |
ide | kryesore

Escobar në Kosovë: Ju jeni evropianë, procesi i dialogut ka mbështetjen tonë të plotë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



I dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak si dhe zëvendësndihmës sekretari amerikan, Gabriel Escobar kanë nisur vizitën dy ditore në Kosovë. Paasditen e sotme ata kanë përfunduar takimin që patën me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Pas këtij takimi emisari amerikan, Escobar ka deklaruar se SHBA-të fuqimisht mbështesin pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës.

“Dhe keni këtu një partner solid dhe mik të mirë dhe ju falënderoj për këtë. Sa i përket rajonit kjo është një rajon me mundësi të jashtëzakonshme, ju jeni evropian, ju jeni historikisht, ekonomikisht dhe kulturalisht evropianë. Ne po punojmë me kolegët tanë evropianë në mënyrë të sigurt që rajoni i Ballkanit Perëndimor është rajon me perspektivë dhe s’ka të bëjë asgjë me rrezikshmërinë”, tha Escobar.

Escobar shtoi se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë mundësi potenciale për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian.

“Me të gjitha mundësitë e tyre dhe të gjitha ato që shohim ne në marrëdhëniet dypaleshë shpresojmë që këto të arrihen përmes dialogut. Procesi i dialogut ka mbështetjen tonë të plotë dhe duhet të drejtohet nga BE-ja sepse bëhet fjalë për BE-në, por derisa lëviz drejt BE-së ju duhet të jeni miq të ngushtë me SHBA-të sepse është miqësi transatlantike dhe ky procesi i dialogut do të jetë në mbështetje të plotë nga SHBA-të dhe në afërsi të SHBA-ve.”, tha ai.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *