• |
ide | kryesore

“Harron” infarktin, Eriksen rinis nga Premier League me urimet e Interit: “Të lumtur të të rishohim në fushë”

-Instant, Sport, Video



Tani është zyrtare. Pas infarktit që pësoi në ndeshjen e Kampionatit Evropian mes Danimarkës dhe Finlandës, Christian Eriksen rikthehet zyrtarisht për të luajtur futboll. Pas ndërprerjes së detyruar të kontratës me Interin për shkak të defibrilatorit nënlëkuror të zemrës të implantuar verën e kaluar, me të cilin në Itali nuk mund të sigurohet aftësia sportive, mesfushori danez tani ka nënshkruar një kontratë me Brentford deri në fund të qershorit 2022 dhe është kaq gati për t’u rikthyer në fushë për 6 muajt e ardhshëm me klubin e Premier League. “Jam i lumtur të njoftoj se kam nënshkruar për Brentford. Mezi pres të filloj dhe shpresoj të shihemi së shpejti”, është mesazhi i shkurtër i publikuar nga danezi në Twitterin zyrtar të klubit.

“Fat të mbarë për aventurën tënde të re, Eriksen. Jemi të lumtur që të shohim sërish në fushë! Përgjithmonë zikaltër”. Interi i bën urimet më të mira mesfushorit danez, i cili kthehet të luajë, tashmë për Brentford në Premier League, shtatë muaj pas infarktit që pësoi në 12 qershorin e kaluar gjatë ndeshjes së Euro 2020 mes Danimarkës së tij dhe Finlandës. Eriksen e zgjidhi me marrëveshje të përbashkët kontratën me Interin në dhjetor, për shkak të pamundësisë për të luajtur në Itali me një defibrilator të zemrës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *