• |
ide | kryesore

Komisioni i Rithemelimit prezanton kandidatët fitues të Primareve

-Instant, Lajme, Të fundit



Komisioni i Rithemelimit prezanton kandidatët fitues të Primareve.

Sipas ish-liderit demokratik Sali Berisha, kandidatë janë të propozuar nga baza e partisë.

“Asnjëri nga këta zotërinj që shihni këtu, nuk janë kandidatë të Sali Berishës apo të Komisionit të Rithemelimit të PD në kuptimin statusor, pra të propozimit të tyre. Janë të propozuarit e bazës, që kanë mbështetjen totale të Komisionit të Rithemelimit dhe Sali Berishës. Kjo është diferenca e madhe.

Kjo i bën këto primare, më demokratiket të zhvilluara në ndonjë vend dhe mund t’u them se dita e djeshme shënoi aplikimin e një standardi të paparë, që nuk ka ekzistuar ndonjëherë në Shqipëri. Dita e djeshme shënoi shkëputjen përfundimtare të PD nga praktikat jotransparente, të dyshimta, praktikat e errëta të përdorura në 8 vite nga Lulzim Brava dhe shënoi mbajtjen e një premtimi të bërë anëtarësisë së PD, 4 muaj më parë dhe të sanksionuar në statutin e kësaj partie në Kuvendin e Rithemelimit më 11 dhjetor. Të drejtën e anëtarëve për të përzgjedhur përfaqësuesit e tyre në qeverinë vendore, në parlament, në degët e tyre, por edhe kryeministrin e tyre”, u shpreh Berisha.

Kandidatët fitues janë:

Bashkia Vorë- Lulzim Vrana
Bashkia Shkodër- Bardh Spahia
Bashkia Durrës- Ardian Muka
Bashkia Dibër- Premtim Kryemadhi
Bashkia Lushnjë- Elton Bano
Rrogozhinë- Hekuran Xhani

Vijon…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *