• |
ide | kryesore

Krimi Ekonomik hetim për zgjedhjen e delegatëve të Shoqatës Sportive në Gjirokastër

Arkiva, Lajme, Të fundit



Krimi ekonomik në Drejtorinë e Policisë në Gjirokastër ka filluar të hetojë procedurat e ndjekura ditët e fundit rreth aktivitetit dhe formës së zgjedhjes së delegatëve të Shoqatës Rajonale Sportive.

Avokati gjirokastrit, Bernard Aliko, shprehet se “presioni që ka zgjedhur pushteti ndaj shoqatave, që s’kanë lidhje me praktikat e ndjekura abuzivisht nga qeveria, janë të turpshme”.

“Janë dy klientë të mi që kanë marrë telefonata nga Krimi Ekonomik dhe që akuzohen për shpërdorim detyre pikërisht një ditë pas mbledhjes së Asamblesë së Rajonit Gjirokastër ku kanë propozuar Armando Dukën për rikandidim në krye të FSHF”, thotë ai. Sipas Alikos, presionet vijnë në një kohë kur pushteti po ndërhyn në sport dhe ku OJQ nuk janë objekt hetimi.



1 Comment

  1. Krimi ekonomik??????????????????????????????????
    hajde shtet babanesh hajde . Na merr te keqen xhibuti dhe kongo bashke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *