• |
ide | kryesore

Kryemadhi: Këshillimi Kombëtar është propagandë për të mbuluar zullumet e qeverisë

-Instant, Arkiva, Lajme



Përmes një postimi në Facebook, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi shkruan se propaganda e Edi Ramës me emrin ‘Këshillim Kombëtar’ do të ketë të njëjtin fat dështues si dialogu farsë për universitetin. Sipas saj, Edi Ramës nuk i intereson opinioni i qytetarëve, sepse qeverisja e tij është vetëm në shërbim të interesave personale. Faktet flasin me qartë se sloganet.

Propaganda e Edi Ramës me emrin ‘Këshillim Kombëtar’ do të ketë të njëjtin fat dështues si dialogu farsë për universitetin. Shumë zhurmë për asgjë, sa për të mbuluar zullumet e qeverisë. Edi Ramës nuk i intereson opinioni i qytetarëve, sepse qeverisja e tij është vetëm në shërbim të interesave personale. Faktet flasin me qartë se sloganet! Miratimi sa më parë i një ligji evropian për referendumet është domosdoshmëri për rikthimin e sovranitetin tek qytetarët. Vetëm shprehja e vullnetit përmes referendumit, i cili kthehet në një vendimmarrje detyruese për t’u zbatuar, është Këshillimi Kombëtar i vërtetë që meritojnë shqiptarët. Sapuni për djathë nuk mund të jetë më alternativë për shqiptarët”, shkruan Kryemadhi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *