• |
ide | kryesore

Muriqi i jep lamtumirën Lazios: “Më vjen keq që nuk i shpërbleva tifozët”

-Instant, Sport



Vedat Muriqi, sulmuesi kosovar, ka mbërritur tashmë në Mallorca, ku do të nisë aventurën e re nga Spanja. E megjithatë, ai para se të përqendrohet te skuadra e tij e re, ka dashur të përshëndesë tifozët e Lacios. “Për të gjithë tifozët e vërtetë të Lazios, që më mbështetën dhe besuan tek unë, më vjen keq që nuk arrita të tregoj veten dhe të shpërblej besimin që më keni dhënë. Familja ime dhe unë ju jemi mirënjohës që na keni bërë të ndihemi si në shtëpi këtu në Romë. Ju uroj sukseset më të mira! Me respekt”, ka shkruar Muriqi në profilet e tij sociale.

Transferimi i Muriqit në Spanjë i bashkohet atij të Myrto Uzunit te Granada. “Talenti shqiptar” si e konsiderojnë beratasin është një lojtar që Granada shpreson ti japë kapërcimin në kualitet. I aftë të luajë në sulm, në të dy krahët, por edhe si qendërsulmues, Uzuni do ti japë zgjidhje të ndryshme dhe alternativë ndaj Robert Morenos. Ardhja e shqiptarit do të shkaktojë trafik në organikën e sulmuesve, që mund ti japë daljen Machs ose Soro në orët e fundit të merkatos.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *