• |
ide | kryesore

PAMJE TE RENDA/ Makina përplas për vdekje gruan në Elbasan (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lapsi.al siguron pamjet e një aksidenti të frikshëm në Elbasan, ku humbi jetën një grua rreth 50 vjec. Në tentativën për kaluar rrugën ajo është përplasur nga një makinë tip “Opel”. Shoferi i makinës është arrestuar nga policia pak pas aksidentitit teksa po përpiqej që të fshihej. Më poshtë njoftimi i policisë dhe pamjet e rënda.

Më datë 31.01.2022, rreth orës 14:00, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, shtetasi E. M., duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasen L. B., rreth 50 vjeçe, dhe është larguar me shpejtësi nga vendi i aksidentit. Falë ndjekjes nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, Policisë Rrugore të DVP Elbasan, Forcave të Posaçme “Shqiponja” dhe Njësisë Operacionale është bërë e mundur kapja e drejtuesit të mjetit, shtetasit E. M., rreth 36 vjeç, banues në fshatin Katundi i Ri, Elbasan, i cili ndodhet në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Mjeti tip “Opel” është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



6 Comments

  1. shoferi vetem se eshte pak shpejt,e rruga me viza te nderprera dhe per parakalim. Ajo e shkreta nuk ka pare mire , por ne kete republike nuk ka asnje nenkalim

    1. Ishte pak shpejt?Ai po fluturonte.Ai nuk frenoi fare.Shoferi e ka kapur ate gruan jashte rruge, makina doli jasht vijave, ne anen e trotuarit.Ku e kishte pamjen ne rruge shoferi? Aty nuk ishte as kthese, dhe mund ta shikonte ate gruan mbi 50m largesi.Ne zonat urbane nuk mund te ecesh me shume se 60 km ne ore. Nga videoja ai duket qe eshte rreth 100 km ne ore.Vetem po te shikosh sa larg e ka hedh ate gruan me ate shpejtesi dhe si ngrihet pluhuri aq shpejt ne ane te rruges.Mund te krahasosh eshet shpejtesit e makinave te para me shpejtesine e makines ne aksident.Ka shume diference

    1. O shqiptar. Rregullat nuk jane opinione. Ne qendrat e banuara nuk tejkalohet 50km/ h. Edhe sa do vriteni qe ta kuptoni. Kafshe

      1. Mos na trego rregullat ti, se po qe per rregulla shpejtesia max ne Tirane eshte 20-30km/h.
        Edhe bicikleta ecen me shpejt…
        Rregullat vlejne edhe per ate qe vdiq, nuk kalohet rruga ashtu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *