• |
ide | kryesore

Përgënjeshtrimi/ Dega e PD në Durrës: Në primaret tona votuan 1546 anëtarë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dega e PD-së në Durrës thotë se në primaret e zhvilluara në 30 janar në këtë qytet morën pjesë 1546 anëtarë të saj. Faqja e PD-së në Facebook shkruan se përgënjeshtron lajmet që thonë se pati më pak anëtarë.

“Koha kur Lulzim Basha vendoste me pazare okulte e kandidatë që i sillte surprizë në momentin e fundit në Durrës, ka marrë fund! Lulzim Basha dhe altoparlantët rreth tij nuk mund të fyejnë demokratët durrsakë që dolën e votuan në votimet primare me pretendime dhe montazhe filmimesh të pjesëshme se gjoja nuk kanë votuar 1546 anëtarë. Për një gënjeshtar kronik kjo gënjeshtër e paskrupull është normale” – thuhet ndër të tjera në reagim.

Ky qëndrim vjen pas publikimit të një videoje që pretendon se në qendrën e votimit kanë hyrë vetëm gjysma e personave që sipas Komisionit të Rithemelimit kanë marrë pjesë.

“Si në 30 qershor 2019 kur nuk guxoi të hynte në zgjedhje dhe arritja më e madhe ishte filmimi fshehurazi ndërkohë që demokratët kërkonin përballje në kutitë e votimit, Lulzim Vula sajon lajme me filmime të montuara” – thuhet në reagim. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Basha qe kur perpara syve na shiti 1958 vete per 5000 hoqi me vetedije dore nga mundesia per te qene ndonjehere i besueshem. Sot, fjala e Bashes dhe e njerezve rreth tij apriori peshon me pak se kujtdo tjeter, ndoshta perfshire Erjon Veline. Zgjedhje e tyre ishte.

  2. O bythkuq Nuk votoi Berisha votuan durrsaket o sperm bastarde
    Kunati mbeti pa lek topet do Marr kesaj radhe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *