• |
ide | kryesore

Propozohet dhënia e statusit për kategoritë në nevojë/ “Të mos ketë me raste të humbje së jetës për shkak të mungesës së energjisë”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Është dorëzuar sot në Këshillin e Ministrave draft propozimi për dhënien e statusit për kategoritë në nevojë për ata që nuk mund të paguajnë dot energjinë elektrike.

Grupi iniciator i protestave kundër rritjes së çmimit të energjisë, ushqimeve dhe rritjes së çmimit të karburanteve , njoftoi se kostoja për buxhetin e shtetit është e përballueshme.

“Ideja është për dhënien e statusit të klientit në nevojë. Kostoja për buxhetin e shtetit është e përballueshme”, u shpreh një iniciatorët.

“Qytetarët nuk e kanë më luksin të presin, qytetarët duhet të kërkojnë të drejtat e tyre. Kjo e sotmja është qasje institucionale dhe po e ndjekim në aspektin ligjor. Ne zotohemi që do të kemi mundësi ta adresojmë atë tek të gjitha grupet. Ne mendojmë që kjo çështje duhet çuar deri në fund”, u shpreh avokati.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *