• |
ide | kryesore

Rreziku i luftës/ Erdogan të enjten mbërrin në Ukrainë

-Instant, Arkiva, Planet



Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, do të vizitojë këtë të enjte Ukrainën. Gjatë kësaj vizite Erdogan gjithashtu do të takohet me presidentin Volodymyr Zelensky duke synuar uljen e tensioneve mes Kievit dhe Rusisë.

Ankaraja njihet për marrëdhënie të mira me Kievin dhe Moskën, por kundërshton politikën ruse në Siri dhe në Libi dhe aneksimin e Krimesë në 2014.

Edhe pse ka bashkëpunuar me Rusinë për çështjet e mbrojtjes dhe energjisë, Ankaraja i ka shitur gjithashtu Ukrainës dronë të sofistifikuar, duke zemëruar në këtë mënyrë Moskën.

Zyztari turk, më tej ka shpjeguar se Erdogan me vizitën e tij do t’i përcjellë mesazhe Zelenskit për ruajtjen e paqes dhe për përshkallëzim të konfliktit.

“Ne presim që bisedimet të jenë efektive në uljen e tensioneve midis Rusisë dhe Ukrainës,” tha më tej ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *