• |
ide | kryesore

Travis Baker dhe Kourtney Kardashian, Romeo dhe Juliet e kohëve moderne

-Instant, Paparazzi, Slider



Kourtney Kardashian dhe Travis Barker po e shfaqin romancën e tyre si “Romeo and Juliet”. Ata deklaruan publikisht se “do të vdisnin” për njëri-tjetrin përmes një postimi në instagram.

“Unë do të vdisja për ty”, shkroi Barker në një foto pasionante ku shfaqet me të fejuarën e tij.

“Ej ti, unë do të vdisja për ty”, shkroi Kardashian në koment, duke i bërë jehonë ndjenjës së tij.

“Nëse dashuria ime nuk është e tillë, nuk e dua”, shkroi Dustin Tyler në seksionin e komenteve. Kardashian – e cila ndan tre fëmijë, Mason, 11, Penelope, 9 dhe Reign, 7, me ish-in Scott Disick – i tha “po” propozimit madhështor të Barker në tetor 2021. Dasma e tyre e ardhshme do të shënojë udhëtimin e tretë të Barker-it në altar. Ai ishte i martuar më parë me Melissa Kennedy nga 2001 në 2002 dhe me Shanna Moakler nga 2004 në 2008. Barker ka dy fëmijë, djalin Landon, 18 vjeç dhe vajzën Alabama, 15 vjeç, me Moakler. Nëna e Kardashian, Kris Jenner, së fundmi bëri shaka për çiftin gjatë një paraqitjeje në “The Ellen DeGeneres Show”.

“Epo, ju ndiheni sikur nuk ekzistoni kur edhe ata të dy janë në dhomë, nuk dimë çfarë të bëjmë me veten,” tha mamaja, 66 vjeç.

“Kërkoj një dollap ku të fshihem dhe diku të shkoj”, vazhdoi ajo, përpara se të pranonte se dyshja janë “çifti më i lezetshëm” dhe “të krijuar vërtetë për njëri-tjetrin”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *