• |
ide | kryesore

VIDEO/ Lotët e profesorit të Tik Tok nga Vushtria shkaktojnë zemërim popullor

-Instant, Arkiva, F1, Stil



Vallëzimet e tij të publikuara në rrjetin social “TikTok” bëri që Lulzim Paci, profesor i biologjisë në gjimnazin “Eqrem Çabej” në Vushtrri të Kosovës të fitoj zemrat e mijëra përdoruesve të këtij rrjeti. Ai kishte marrë edhe epitetin si “Profa i Tik Tok-ut”.

Por jo të gjithë e mirëpriten këtë veprim të profesorit. Shumë kritika pati në adresë të tij duke bërë që në një intervistë për KTV-në ai të shpërthejë në lot.

“I thashë vëllait tim, nëse të pyesin se çka e ke Lulzim Pacin, thuaj kushëri. Mos i thuaj vëlla”, – tha Paci dhe nisi të qajë.

Shkak për lotët e Pacit u bë edhe deputetja e LVV-së, Fjolla Ujkani që kërkoi marrjen e masave për këtë mësues.

“Të dashur qytetarë të Vushtrrisë, në veçanti juve nxënës të Gjimnazit ‘Eqrem Çabej’- Vushtrri, dhe juve prindër. Ditëve të fundit njëri nga profesorët e Gjimnazit ‘Eqrem Çabej’ është duke publikuar video të tij, të cilat janë veprime të pahijshme dhe degjeneruese. Andaj, i bëj thirrje drejtorit të Gjimnazit dhe drejtorisë së Arsimit në Vushtrri, që të marrin masa ndaj profesorit në fjalë. Sepse veprimet tij përmes videove lënë të kuptojnë, që një profesor i tillë nuk mund të arsimoj dhe edukoj kategorinë më të çmueshme të shoqërisë, rininë tonë”, – thuhej në reagimin e Ujkanit të publikuar më 27 janar.

Por në krah të profesorit kanë dalë dhjetëra persona që kanë publikuar video në rrjetet sociale me hashtagun “meprofën apo #LulzimPacivellaiim. Këngëtarë, aktorë, policë dhe politikanë nga Kosova dhe Shqipëria kanë publikuar video në rrjetet sociale në sensibilizim me profesorin që tha se vallëzimet e tij ishin një dëshirë për të rikthyer tek të rinjtë muzikën dhe vallet popullore. ©LAPSI.al

@dafinapipinazeqiri @Luli_0000007 me profen 🥰 #meprofen #challengemeprofen #dafinazeqiri #viral #fyp #albania #balkan ♬ Vallja E Rugoves Shota – Valle

@monika.kryemadhi #shqiperi #kosove #lulzimpaci #tiktok @Floida Kerpaci ♬ original sound – JOQ Albania





2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *