• |
ide | kryesore

Dëbora e shkurtit, bllokohet sërish Rruga e Arbrit

-Instant, Lajme, Të fundit



Dita e parë e muajit shkurt ka nisur me reshje të dendura të dëborës në Dibër dhe Bulqizë. Reshjet kanë nisur në orët e para të mëngjesit dhe trashësia në qytetin e Peshkopisë ka arritur në 10 cm, ndërsa në zonat e thella arrin deri në 30 cm. Rrugët nacionale janë të kalueshme me zinxhirë.

Rruga e Arbrit nga Peshkopia deri në Klos kalimi bëhet me zinxhirë, ndërsa baypassi në Qafën e Murrizit është i bllokuar. Kompania që mirëmban rrugën po punon me 4 mjete borëpastruese për hapjen e saj.

Situata në rrugë

Aksi Peshkopi – Kala e Dodës – Kukës kalimi bëhet me zinxhirë

Aksi Peshkopi – Draj Reç – Kukës kalimi bëhet me zinxhirë

Aksi Dibër – Librazhd kalimi bëhet vetëm me zinxhirë.

“Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm qarku i Dibrës është përfshirë nga reshje të dendura dëbore dhe për këtë shkak, rruga e Arbrit , bypass- Qafë Murrizë, është i bllokuar dhe kontraktorët po punojnë për hapjen e saj. Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas nëpërmjet bypass- Qafë Murrizë,
të ndjekin aksin rrugor Klos-Burrel-Ulëz, dhe të mos shkaktojnë trafik.

Akset rrugore kryesore Bulqizë-Peshkopi; Bulqizë-Klos; janë të kalueshme, drejtuesit të mos qarkullojnë pa goma dimërore dhe të jenë të pajisur me mjetet antirrëshqitëse.
Policia e Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, të shmangin lëvizjet e panevojshme, të moderojnë shpejtësinë dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë. Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112 ose dërgoni njoftim në Komisariatin Dixhital”, apelon policia.

Gjatë natës nuk ka pasur mungesë të energjisë elektrike në asnjë nga zonat e thella.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *