• |
ide | kryesore

Makina me 4 persona përfundon në lumin Shkumbin, kërkohen 2 prej tyre

-Instant, Lajme, Të fundit



Një makinë me katër persona ka humbur kontrollin paraditen e sotme në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit” në aksin Elbasan-Librazhd dhe për pasojë ka përfunduar në lumin Shkumbin.

Dy prej personave që kanë qenë brenda në automjet kanë mundur të dalin ndërsa shërbimet e zjarrfikësve po punojnë për nxjerrjen e dy të tjerëve.

“Rreth orës  09:10, në aksin  rrugor Elbasan-Librazhd, vendi “Kthesa e Murrashit” , ka dalë një mjet nga rruga dhe për pasojë ka rënë në Lumin Shkumbin.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë Elbasan dhe shërbimet e zjarrfikseve dhe po punohet për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit dhe të pasagjerëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *