• |
ide | kryesore

Meta: Ekonomia nuk mund të lihet më në dorën e aventurierëve që duan të falimentojnë Shqipërinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Meta,



Presidenti i vendit Ilir Meta i është rikthyer shqetësimin për rritjen e borxhit publik, në një kohë kur Gjykata Kushtetuese është duke diskutuar sot për shkarkimin e tij. Meta shkruan në postimin e tij se koha e gallatës me ekonominë dhe taksat e shqiptarëve duhet të marrë fund.

Meta përsërit thirrjen e tij ndaj Kuvendit, për të bërë sa më parë një vlerësim real dhe transparent të borxhit publik duke përfshirë të gjitha detyrimet aktuale dhe ato të pritshme të Republikës së Shqipërisë.

Postimi i Metës:

E përshëndes reagimin e përgjegjshëm dhe profesional të ekspertëve vendas të ekonomisë për nivelin tepër shqetësues të borxhit publik.

Duke vlerësuar situatën kritike, për të parandaluar një humnerë ekonomike e financiare, si dhe drama të mëtejshme sociale, përsëris thirrjen drejtuar Kuvendit dhe institucioneve financiare vendase dhe të huaja, për të bërë sa më parë një vlerësim real dhe transparent të borxhit publik duke përfshirë të gjitha detyrimet aktuale dhe ato të pritshme të Republikës së Shqipërisë.

Koha e gallatës me ekonominë dhe taksat e shqiptarëve duhet të marrë fund!

Ekonomia nuk mund të lihet më në dorën e aventurierëve, që duan të falimentojnë Shqipërinë!



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *